Donald Lu: Këto zgjedhje kemi identifikuar kandidatë me histori të mundshme kriminale!

“Kemi identifikuar disa emra me histori të mundshme kriminale dhe jemi duke i diskutuar rastet e tyre me përgjegjësi me udhëheqësit e tyre politikë". Deklaratën e mësipërme e ka bërë ambasadori i SHBA në Tiranë Doland Lu, i cili tha se SHBA-të do të japin më shumë se gjysmë milionë dollarë mbështetje për vëzhgimin e këtyre zgjedhjeve.
“Premtuam se do të shqyrtonim listat e kandidatëve për të kërkuar për emra personash që kanë qenë të arrestuar apo të dënuar për krime të rënda qoftë në Shqipëri apo në vende të tjera. Në përgjithësi ndihemi mirë për listat, nga prania e një numri të madh kandidatësh të aftë. Por kemi identifikuar disa emra me histori të mundshme kriminale dhe jemi duke i diskutuar rastet e tyre me përgjegjësi me udhëheqësit e tyre politikë" u shpreh shefi i diplomacisë amerikane. Lu u bëri thirrje gazetarëve, OJQ-ve dhe qytetarëve të thjeshtë të kërkojnë që politikanët të përmbushin kriteret dhe standardet. “Të huajt nuk do ti bëjnë këto zgjedhje të mira, por janë gratë dhe burrat e guximshëm të shoqërisë tuaj civile që do të sigurojnë që demokracia shqiptare të jetë e mbrojtur”, tha Lu.
a.k
Add new comment