Reagimi i ambasadës ruse për një deklaratë të MPJ-së. A “merr kot” Tirana zyrtare për t’u rënë në sy aleatëve?

Postuar në 28 Prill, 2015 14:49

Është komentuar dje deklarata e Ministrisë sonë të Jashtme në përfundim të takimit të ambasadorit rus në Tiranë, Alexander Karpushin, me Drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Marrëdhënieve Dypalëshe të MPJ, Sokol Gjoka, të zhvilluar më 27 prill 2015. Takimi u krye pas ngjarjeve në Maqedoni, ku Rusia reagoi duke akuzuar Shqipërinë dhe Kosovën se po lejojnë akte të tilla. Kjo solli reagimin e diplomacisë  sonë, e cila kritikoi qëndrimin e shprehur nga Rusia, madje thërriti edhe ambasadorin e Rusisë.

Por ambasada e Rusisë në Tiranë ka reaguar ndaj deklaratës së djeshme të Ministrisë dhe jep një atmosferë krejt tjetër të takimit. “E konsiderojmë të papranueshëm shtrembërimin e thelbit dhe të karakterit të bisedës së Ambasadorit rus me përfaqësuesin e MPJ-së së Shqipërisë. Toni i deklaratës zyrtare të Ministrisë nuk pasqyron aspak frymën e takimit, i cili u zhvillua në një atmosferë miqësore.

Në deklaratë nuk përmendet dialogu konstruktiv mes palëve mbi çështjet dhe perspektivat e marrëdhënieve ruso-shqiptare, të cilave iu kushtua pjesa më e madhe e bisedës. Është e rëndësishme të vihet re se qëndrimet e Rusisë dhe Shqipërisë ndaj çështjes së Kosovës nuk u trajtuan fare nga bashkëbiseduesit. Do t’u rekomandonim autorëve të deklaratës të njihen me kuptimin e fjalës “shantazh” dhe të shmangin në të ardhmen përdorimin e saj të papërgjegjshëm dhe jokorrekt në deklarata zyrtare të dikasterit të politikës së jashtme”, thuhet në reagimin e Ambasadës Ruse.

Çfarë ka ndodhur vërtet. Fakti është që Tirana zyrtare nuk humbet rast t’u “gërmushet” vendeve me të cilat NATO ka fërkime, për të treguar luajalitetin ndaj Aleancës, por a e ka bërë këtë edhe ballë për ballë në këtë rast? Në mos, mbetet një përsëritje e kërcënimeve të hatashme që ish kryeministri Berisha i bënte dikur nga larg presidentit iranian Ahmadinexhad.

a.k

Comments

Submitted by Nelo Cipini (not verified) on

<p>po ti o i nderuar gazetar perse i beson me shume ambasades ruse dhe jo MPJ shqiptare? Ke bere ndonje investigim?? Apo duket lajmi me interesant keshtu?</p>

Submitted by Andreas (not verified) on

<p>problemi eshte se shqiperia zyrtare shet diplomaci &nbsp;kur nuk eshte diplomate, ben si e forte kur eshte bythpambuke, sillet si &quot;fuqi&quot; e NATO-s kur ushtria e saje eshte e katandisur ne 5 ushtare me pushke druri qe ne kohen e lire bejne kontrabandistin. e çare beka me pak se Saliu kur na radhiste si fuqia e dyte ne europe pas gjermanise?!! e njejta gje eshte. marin zjarr si pushka e jevgut e perpiqen ti shesin pordhe ariut. dhe si pefundim, ua lene gjithnje dobiçin ne dere! .... si ato tre piket ne tavoline....&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.