“Snajperi” Çinari padit Petrit Vasilin e LSI-së për deklaratën se Doshi i ka dhuruar apartament të shoqes, kërkon 150 mijë euro

Deputeti Tom Doshi ka deklaruar pas ndryshimit të masës së sigurisë ndaj tij nga Gjykata e Lartë, se nuk do të marrë pjesë në punimet e Kuvendit, i pakënaqur nga sjellja e deputetëve ndaj tij. Por edhe një lëvizje tjetër po ndodh nga “fronti Doshi”. Historian is me një shënim në Facebook, ku Tom Doshi është shprehur një muaj më parë se Petrit Çinari është porositur nga babai i Ilir Metës për ta vrarë, duke qenë se sipas Doshit, Çinari ishte një snajperit shumë i mirë, e veç kësaj edhe i njohur me babain e Metës. Pas kësaj deklarate, deputeti i LSI-së Petrit Vasili publikoi dy dokumente, një certifikatë familjare të Çinarit në të cilën zbulohej emri i gruas së këtij të fundit dhe një dokument hipotekor ku, sipas Vasilit, vërtetohej se Doshi i kishte dhuruar një banesë 80 metra katrorë gruas së Çinarit pak para dëshmisë për atentatin. Çinari ka njoftuar sot se kjo është shpifje dhe për këtë arsye ka paditur Vasilin, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 150 mijë eurosh.
a.k
Add new comment