Tom Doshi lirohet nga arresti shtëpiak, Gjykata e Lartë vendos për detyrim paraqitjeje

Postuar në 28 Prill, 2015 04:00

Deputeti Tom Doshi nuk është i detyruar të rrijë mbyllur në shtëpi me polic tek dera. Gjykata e Lartë ka vendosur të lirojë deputetin nga masë e arrestit shtëpiak dhe të vendosë vetëm “detyrim paraqitje”. Kështu Doshi do paraqitet në prokurori çdo të hënë në orën 10:00. Avokatët mbrojtës vlerësuan se janë të gjitha rrethanat që lejojnë revokimin e masës, sidomos konkluzionet e akt-ekspertimit, ndërsa e quajtën të vonuar moskomunikimin e ndonjë akuze nga prokuroria për klientin e tyre. Doshi kaloi plot një muaj në “arrest shtëpie”.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.