Dalja nga koalicioni, Dule: “Nuk ka lidhje me PDIU-në. Ne jemi të përfaqësuar kudo. Kreu i këshillit bashkiak të Mirditës është përfaqësues ynë”

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, ka dhënë dje një intervistë për Enkel Demin në emisionin “Shih Programin”. Dule është pyetur për daljen nga koalicioni me PS-në dhe nëse kjo është kushtëzuar nga afrimi i PDIU-së dhe ka dhënë këtë përgjigje: “Dalja nga koalicionet janë vendime që nuk janë pa kosto. Ne në 2009 dolëm nga një koalicion ku ishim në qeveri. Për aq kohë sa pikëpamje të caktuara nuk bëhen pjesë e programit të përbashkët të koalicionit, siç është ai i integrimit, ne nuk jemi kundër asnjë force. Nuk iu referova asnje force, as politike, as rajonale, as fisnore. PBDNj është një parti e dimensionit human. Jemi të përfaqësuar në shumicën dërmuese të këshillave bashkiak në vend. Ne jemi një parti që përfaqësojmë të gjithë ato që gjejnë vetën në programin tonë. Kreu i këshillit bashkiak të Mirditës eshtë përfaqësues ynë. Veçse ne kemi një politikë më specifike ndaj minoriteteve”.
s.z
Add new comment