“Pa bereqet” vizita zyrtare e Ramës në Gjermani. Nuk firmos marrëveshje, viziton muzeun e Benzit dhe hap një ekspozitë me skica personale

Postuar në 27 Prill, 2015 13:22

Vizita e kryeministrit Rama në Shtutgart kaloi pa shumë jehonë, ndonëse sipas njoftimit zyrtar preku çështje thelbësore të ekonomisë dhe zhvillimit si arsimi profesional, energjia dhe ambjenti që gjithsesi mbetën në kuadrin e diskutimeve. Zyrtarisht nuk u njoftua për firmosjen e ndonjë marrëveshje gjatë kësaj vizite, ndërsa në axhendën e publikuar të  takimeve ishte vetëm biseda me kryeministrin e qeverisë së Baden Wurttemberg, Winfried Kretschmann, në landin e tretë më të madh në Gjermani. Gjatë vizitës në Shtutgart kryeministri shqiptar Kryeministri zhvilloi  edhe një bashkëbisedim me investitorë të automobilistikes të landit të Baden Wurttemberg-ut, në Mercedes-Benz Museum, ndërsa hapi dhe një ekspozitë me 115 skica të tij në galerinë në artit modern Michael Schultz. Vetë kryeministri thotë në facebook se dy muzeume të artit në Gjermani shfaqën interesin për ta ekspozuar koleksionin në mjediset e tyre, duke shtuar se kjo ekspozitë "është një kontribut modestisht pozitiv edhe për imazhin e Shqipërisë".

Vlen të theksohet se DW (Dojçe Vele) nuk e ka pasqyruar ende  vizitën e fundit të kryeministrit Rama në Gjermani, që nga axhenda e bërë publike shton pikëpyetjet nëse për vetëm këto tri aktivitete kryeministri duhej të ndërmerrte një vizitë zyrtare në Shtutgart.

l.mitro

Comments

Submitted by Erida (not verified) on

Kryeministrat e tjere evropiane i kane vizitat jashte shtetit me ore, ky i yni rri me dite te tera llafos per skica e per koleksione.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Keshtu eshte kur behet kryeminister nje bohem qe flinte poshte urave te Parisit.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Epo nuk kalohen fundjavat vetem ne Itali. Duhet icik wurstel und weissbier per te ndryshu klimen se nuk hahet pasta te diele per te diele. Se mos i pagu vete qe te merzitet ...

Submitted by qoshku (not verified) on

I paska marre malli per Saliun keta....

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Or taj qoshk, nuk osht vetun Saliu n'kyt dunja, or taj mik...

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.