Paratë për kompesimin e energjisë nuk janë pasqyruar me zë të veçantë në buxhet. Fondet me vonesë 6-mujore

1.6 miliardë lekë që u përcaktuan për kompesimin e shtresave në nevojë pas heqjes së fashës 300 kW/h nga tarifimi I energjisë elektrike nuk janë pasqyruar me një zë të veçantë në buxhet. Top Channel raporton se sipas të dhënave që publikon Ministria e Financave, deri në fund të muajit marsit rezulton se buxheti nuk ka shpërndarë asnjë lek për kompensimin e çmimit të energjisë. Kjo ministri thotë se familjarët i kanë marrë paratë e kompesimit, por fondet nuk figurojnë në zërin përkatës të buxhetit, por janë të shpërndarë në zërat e tjerë, si ai i sigurimeve shoqërore për pensionistët apo te ndihma ekonomike për familjet në nevojë. Nga ana tjetër Ministria e Mirëqënies sociale sqaron se kërkesat për fonde janë dërguar nga njësitë vendore pranë Shërbimit Social Shtetëror në muajin prill dhe tashmë, në përputhje me legjislacionin ky institucion ka përgatitur procedurat për çeljen e fondeve që u alokohen njësive vendore. Sipas saj çelja e fondeve mundëson kryerjen e pagesave të kompensimit të energjisë elektrike për të gjithë periudhën janar-qershor 2015, pavarësisht nga vonesat e shkaktuara nga njësitë vendore në dërgimin e kërkesës për fonde pranë Shërbimit Social Shtetëror.
http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=297712
l.m
Add new comment