Pas PS-së, edhe PD ekspozon “kandidatët e inkriminuar” nga krahu kundërshtar

Postuar në 27 Prill, 2015 12:52

Pas deklaratës së ambasadës së SHBA për kandidatë të inkriminuar në këto zgjedhje lokale, PS zbuloi disa emra kandidatësh sipas saj, të dyshimtë, nga rradhët e opozitës. Pasdite ishte rradha e PD-së për ta lexuar me mënyrën e vet qëndrimin e ambasadorit Lu, duke ekspozuar të inkriminuarit e së majtës. Përmes një deklarate, PD përmendi kandidatin socialist për Bashkinë e Poliçanit, Adriatik Zotka, “që është kallzuar penalisht për fshehje të 1.5 milionë eurove”. Në vijim, sipas deklaratës, “trafikantët e drogës dhe protistucionit janë sot kandidatë për kryebashkiakë, si Artur Bushi në Krujë, Ervin alias Elvis Roshi në Kavajë e gjetkë. Por edhe vetë ministri i Mirëqenies Personale Erjon Veliaj, edhe pse është kallzuar penalisht, u mor në mbrojtje nga Policia pasi ndërtoi vetë pa leje”.

a.k

Comments

Submitted by Prometheus (not verified) on

<p>Gjin Gjoni,GJYGJTAR,3 milion euro te padeklaruara...filloni nga ketu,te tjerat jane brockulla,</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.