Shkëlzen Maliqi: Faktori shqiptar në Maqedoni duhet të bashkohet, ndryshe Shqipëria e Kosova nuk ndihmojnë dot

Për këshilltarin e kryeministrit Rama, Shkëlzen Maliqi, gjendja në Maqedoni është e bllokuar për shkak të bllokimit që vetë faktori politik shqiptar i bën vetes. “Ndoshta do të duhej që BDI-ja të largohej nga qeveria dhe më pas shqiptarët e Maqedonisë të ndërtojnë një koalicion për interes të shqiptarëve atje, të cilin do të mund ta përkrahin Kosova dhe Shqipëria, në kuptimin që të zgjidhen problemet e shqiptarëve në Maqedoni”, ka deklaruar Maliqi, raporton agjencia INA.
“Situata në Maqedoni nuk është shumë e qartë. Faktori shqiptar në Maqedoni, në vend se të bashkohet, është shumë i ndarë dhe kështu e defaktorizon vetën. Pra, faktori shqiptar në Maqedoni nuk paraqitet si një zë para palës maqedonase. Kështu që, edhe ndonjë intervenim nga jashtë nuk ka ndonjë adresë të qartë”, ka thënë Maliqi. Sipas tij, në këtë shtet ka pak hapësirë të bëjë diçka më shumë Kosova dhe Shqipëria, sepse faktori politik shqiptar atje që një kohë e ka bllokuar vetveten. “Gara e brendshme që ata kanë për pushtet, e ul ndjeshëm pazarin e tyre. Nuk mund të ndihmojë dikush nga jashtë, nëse vetë shqiptarët e Maqedonisë nuk e kanë një zë të drejtpërdrejtë”, është shprehur Maliqi.
a.k
Add new comment