Rama: Jemi në rrugën e duhur. Nuk komentoj komentatorët (si Blushi), suksesin do ta tregojë vota më 2017-ën

Postuar në 27 Prill, 2015 15:34

Në emisionin e Rudina Xhungës në TCH, kryeministri Edi Rama u është përgjigjur pyetjeve që kanë patur fokus kryesisht zgjedhjet lokale dhe kritikat e deputetit Ben Blushi ndaj mazhorancës. Rama dha optikën e tij për valën e azilit në Gjermani, duke i qëndruar keqkuptimit të njerëzve se Gjermania ka bërë me dije kërkesën për 45 mijë të huaj, “por për ata që zotërojnë zanate shumë specifike dhe që janë të nevojshëm për tregun e punës në atë vend. Nuk bëhet fjalë për një hapje dyersh për të mikpritur dhe integruar njerëz që shkojnë atje për arsye ekonomike dhe për këtë arsye mundësitë për të qëndruar atje janë zero. Ky manipulim dhe nevoja e njerëzve për një jetë më të mirë, që nuk është rezultat i qeverisjes sot në Shqipëri. Nuk duhet të bëhet një arsye që njerëzit të shkojnë për të kërkuar azil sepse mundësitë janë zero dhe kthehen më të varfër se ç’janë nisur”.

Rama pasi u pyet për kritikat e Blushit, deklaroi se nuk komenton komentatorët. “Kemi një klimë biznesi që shkon në drejtimin e duhur sipas vlerësimit të Dhomës Amerikane të Tregtisë. Jam këtu për të folur mbi shifra, mbi fakte dhe mbi prova”, tha Rama. Sipas tij, kjo e reformave të qeverisë është rruga e duhur dhe në fund të mandatit qeverisës, këtë do ta tregojë vota.

a.k

Comments

Submitted by anticensurë (not verified) on

"suksesin do ta tregojë vota më 2017-ën"ose e thënë nga rama "Sipas tij, kjo e reformave të qeverisë është rruga e duhur dhe në fund të mandatit qeverisës, këtë do ta tregojë vota. "

ka shumë të drejtë!!përparimin e greqisë e treguan votat deri në zgjedhjen e papandreut!më pas vota tregoi se ku kishte përfunduar greqia!!

vota mund të merret dhe  me indoktrinim,mashtrim si në greqi,por ajo që vjen më pas duhet ta paguajmë ne populli!!nuk e paguajnë as berishët as nanot e as ramët!!dy të parët po bëjnë pallë,kurse populli paguan pisllëqet e tyre!!asnjëri prej tyre nuk ka paguar një gjobë të vetme parkimi e jo më për vrasje në bulevard a shtypje me makinë!!

kështu o pallosh tirone!!mashtro sa të mundësh,është momenti tënd!!opinioni publik me nivel të ulët,nxjerr politikanë të dobët,të ulët,injorantë,mashtrues dhe egoistë!!përas kohë të jemi në këtë nivel do të presim vetëm fatin që ka greqia sot!!

ky injorim dhe kjo mënyrë përgjigje ndaj kritikës së bushit nuk tregon gjë tjetër veçse ti je një fodull injorant!!demokraci tek ti nuk shihet askund!!dhe po të mendosh ti ke vetëm dy vite në pushtet?!

për të ardhur keq!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.