Metafora e Bashës për Ramën: Është kthyer në kryeministrin turist të një populli refugjat

Për të portretizuar kryeministrin Rama lidhur me mënyrën sesi ai po trajton largimet nga vendi, kryetari I opozitës Lulzim Basha shfrytëzoi një takim në qytetin bregdetar të Sarandës. Basha tha se teksa qytetarët janë në kufijtë e mbijetesës dhe si të vetmen zgjidhje shohin emigrimin, kryeministri është kthyer në një turist që çdo fundjavë bredh rrugëve të Europës.“Keqqeverisja ka marrë trajtat e pashpirtësisë me mënyrën se si godet më të pamundurit. Duke iu rritur taksat e duke blerë palma, duke iu rritur çmimin e energjisë e duke ndërtuar kulla korrupsioni, duke u shembur të pamundurve djersën dhe gjakun e duke i lartësuar sarajet e tyre nga Surreli i Dajtit e deri në Qeparo. Populli refugjat, kryeministri turist. Edi Rama është kryeministri turist i një populli refugjat”- theksoi Basha.
l.m
Add new comment