Bild: Cipras i është lutur Merkelit në prag të falimentimit. Listë premtimesh për kreditorët

Postuar në 27 Prill, 2015 11:18

Gazeta gjermane Bild ka analizuar sot krizën greke, në një kohë kur brenda më pak se dy javësh Greqia shkon në falimentim. Pasditen e së dielës, kreu i qeverisë, Aleksis Cipras, u detyrua të telefonojë kancelaren gjermane, Angela Merkel për të kërkuar ndihmë në prag të falimentimit. Cipras kërkon një samit emergjence, për të kërkuar paratë e kreditorëve, në mënyrë që arka të mos mbesë bosh. Në këmbim ai do prezantojë një listë me premtime për kreditorët. Në kryeartikullin e vet, Bild thotë se Cipras është zbythur, duke hequr dorë nga premtimet e tij kryesore gjatë fushatës elektorale. Kështu, kryeministri grek ka hequr dorë nga planet e tij për të rritur pagën minimale, për pensionet e parakohshme apo për të forcuar më shumë të drejtat e punëtorëve, si dhe nga refuzimi që të ardhurat nga shitja e ndërmarrjeve shtetërore të mos shkojnë për shlyerjen e borxhit. Madje thuhet se do ketë sërish shkurtim të pensioneve, kryesisht të pensioneve suplementare. Qeveria do të prezantojë taksa të reja, përfshi një taksë të re luksi për udhëtimet luksoze në ishujt grekë.

 a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.