3-mujori i parë, u rritën të ardhurat buxhetore, u ulën investimet publike

Nga të dhënat e Thesarit të Shtetit, rezulton se në tremujorin e parë të këtij viti (janar-mars), të ardhurat buxhetore arritën nivelin 86.6 miliardë dollarë, ose 5.5% më shumë se një vit më parë. Pothuaj gjysma e kësaj rritje erdhi prej të ardhurave jotatimore.
Ndër zërat e të ardhurave tatimore, vlen të krahasohen tatimi mbi fitimin e bizneseve dhe tatimi mbi të ardhurat personale, të cilat nuk varen drejtpërdrejt nga konjukturat e tregjeve ndërkombëtare. Të ardhurat nga tatimi mbi fitimin u rritën 38% (ndërkohë që norma e tatimit nuk u ndryshua nga qeveria), ndërsa të ardhurat nga tatimi i të ardhurave personale u ulën 5% (ndërkohë që norma e tatimit për disa lloje të ardhurash përveç pagave u rrit nga qeveria).
Rritja e të ardhurave buxhetore me 5.5% u shoqërua me rritjen e shpenzimeve prej 2.4%, krahasuar me një vit më parë. Por zëri i shpenzimeve kapitale (për investime publike) pësoi një rënie me 22%.
Re.Pu.
Add new comment