Sistemi CODIS për “Bazën e të dhënave të FBI-së për ADN-të” instalohet në Laboratorin e Policisë Shkencore

Postuar në 24 Prill, 2015 10:21

Në ambientet e Laboratorit  të Policisë Shkencore u zhvillua ceremonia e diplomimit të Ekspertëve  Biologjikë  të Laboratorit të Policisë Shkencore , të cilët do të vënë në përdorim , sistemin më të përparuar,  Sistemi CODIS i FBI-së, për “Bazën e të dhënave të FBI-së për ADN-të”. Në ceremoni morën pjesë Drejtori i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako , përfaqësues të FBI-së, Drejtori i Programit ICITAP si dhe Ambasadori i SH.B.A, Donald Lu. Kreu i Policisë Haki Çako, falënderoi Ambasadorin Amerikan për mbështetjen që SHBA-të i kanë dhënë e po i jep  Policisë së Shtetit, në modernizimin e saj me teknologji e trajnime brenda standardeve të partnerëve ndërkombëtarë. Ambasadori amerikan shprehu besimin se kjo teknologji  e re e mrekullueshme  do ta ndihmojë Policinë e Shtetit  Shqiptar  në luftën kundër grupeve  të sofistikuara  të  krimit të organizuar. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës  janë krenare  që e ndihmojnë Shqipërinë  që të jetë udhëheqëse në Ballkan  për përdorimin e teknologjive të reja për zgjidhjen e problemeve të vjetra”, tha Lu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.