Eksodi drejt Gjermanisë, qeveria do të negociojë shkurtimin e afateve të shqyrtimit të kërkesave nga qytetarët shqiptarë

Qeveria shqiptare ka ndërmend të negociojë me qeverinë gjermane shkurtimin e procedurave të shqyrtimit të kërkesave të azilkërkuesve shqiptarë, me synim shmangien e penaliteteve të përgjithshme për lëvizjen e lirë. “Ne kemi folur tashmë me autoritetet gjermane. Ministri i Brendshëm Tahiri do të shkojë të hënën për një vizitë pune dhe një takim me homologun gjerman dhe do të diskutohen të gjitha këto. Gjithsesi është e qartë se nuk do të ketë më vlera monetare, do të synojmë të shkurtohen procedurat dhe jemi të bindur se do t’ia arrijmë këtij qëllimi. Të kemi shkurtim dhe kthim të qytetarëve në vendin e tyre”, tha zv.ministrja e Brendshme, Elona Gjebrea gjatë një interviste në “Ora-News”.
s.z
Add new comment