Gjiknuri i vendosur për ligjin e ri të energjisë. Me ligjin detyrimet bien edhe mbi pronën

Ministri i Energjisë Damian Gjinkuri është treguar i vendosur për rëndësinë e ligjit të ri të energjisë, miratimi i të cilit u shty dje nga parlamenti. Në një prononcim për mediat, ai theksoi se ky ligj është platforma e duhur për zhvillimin e sektorit. “Fatura e energjisë është titull ekzekutiv dhe titull ekzekutiv është edhe mënyra se si vendoset barra hipotekore”. Gjiknuri tha se ligji parashikon thjeshtimin e një hallke që nuk e përjashton rishikimin gjyqësor, nuk përjashton as procedurat përmbarimore. “Ju e dini shumë mirë se fatura si titull energjie, si titull ekzekutiv është vendosur vite më parë. Megjithatë, për sqarim për publikun, unë e thashë edhe dje në parlament. Ka një element që është shumë interesant. Po ka siguri prona, prona duhet të jetë e pastër, dhe që të jetë e pastër ajo duhet të jetë e çlirët nga të gjitha detyrimet. Se çfarë ndodh sot? Shumë konsumatorë që marrin një pronë dhe e kanë me detyrime të mëdha nga të tjerët pa paguar energjinë elektrike dhe kanë probleme për lidhjen e energjisë. Dikush duhet ta paguajë këtë. Bëhet fjalë për vlera 300 mijë lekë të reja, dhe është një procedurë që e ka kodi i procedurës civile dhe ka vetëm një ndryshim që e sjell ky ligj: që operatori mund ta kërkojë vetëm vendosjen e barrës. Pastaj ekzekutimi dhe çdo gjë tjetër, bëhet sipas procedurave që janë në kodin e procedurës civile” bëri të ditur Ministri i Energjisë.
http://www.abcnews.al/lajme/ekonomi/5/55407
Add new comment