Përballje Veliaj-Berisha për martesat. Ministri Veliaj shfaqet identik si kundërshtari: “Ne të paktën s’jemi martuar me kushërirat”

Postuar në 23 Prill, 2015 07:44

Sot në seancën plenare është zhvilluar një debat mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj, kandidat i PS-së përe 21 qershorit në Tiranë. Berisha ka akuzuar Veliajn për eksodin e shqiptarëve, duke i përmendur edhe akuzat e njohura për shpenzimet e dasmës së tij, për të cilën u përfol në disa media se ishte realizuar me para publike. Vetë Veliaj ka deklaruar se dasma eshtë zhvilluar me kursimet e nënës, deklaratë kjo që është bërë shkak për ironinë e ish-kryeministrit. Dhe përgjigja e ministrit të Mirëqenies ka qenë për ironi, alla Berisha: “Ti e ke të vështirë të flasësh për martesat. Ne të paktën s’jemi martuar me kushërirat”, tha Veliaj. Aludimi është për martesën e parë të djalit të Berishës, por të vihet re se ministri e përcjell rastin e vet, nën një emërues moral që sipas tij karakterizom të gjithë partinë ku aderon. Veliaj flet me “Ne”, duke konsumuar gjithsesi një faull publik, sa kohë, që teksa tenton të ulë ish-kryeministrin, shfaqet identik me të në prezantimin publik.
s.z

Comments

Submitted by adel (not verified) on

s mund te dale nga vetja Velia. Ne cdo vend te botes do te ishte konsideruar skandal martesa e Velise, por jo ne Shqiperi ku pranohet nje genjeshter makabre si ajo e velise nga pushteti, se populli nuk e ha. Perversiteti moral eshte  logo i ketyre mjaftisteve qe jane kthyer ne socialiste nga kryetari e me poshte. Bejne mire te mos flasin per moral, sepse sot ne shqiperi asnje se vret me mendjen per moral sepse eshte bere norme. Nga kryeministri e poshte. Boll Velia se je bere i padurueshem me showet qe ben. Berisha eshte i harruar- ti je tani pushteti. Berishen e hoqem per ato qe beri- ti gjej pergjigje per vjedhjet qe ben ti.

Submitted by Erdon (not verified) on

Salen e hoqe...bravo...tani clirohu dhe nga akuzat e tij. Se jo per gje po keto akuzat 23 vjecare te ketij kryellumit pa fakte me bejne per te vjelle.

Submitted by Albi_I (not verified) on

Ky sikur ishte ai qe nuk shifte nga vrima e celesit te jetes se te tjereve? Apo edhe kete punen e kusherinjve qe martohen ja ka mesuar mami ketij?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.