Prokurori i Përgjithshëm: “Për Xibrakën, njoftoi pala gjermane që në dhjetor 2014...Dekriminalizimi ka nisur të japë efekte, që jo përherë kanë vëmendjen e opinionit”

Postuar në 23 Prill, 2015 05:40

Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka dhënë sot një intervistë për “Deutsche Welle” ku ka folur për sfidat e ndryshme me të cilat përballet organi i akuzës. Vetë “DW” ka zgjedhur si titull të intervistës, goditjen ndaj rrushfeteve dhe korrupsionit, një reagim ky ndoshta pas akuzave të kreut të ILDKP-së, Ganaj. Meritojnë vëmendje dy momente: çështja e Xibrakës(kapja e laboratorit të kokainës) dhe ajo e dekirminalizimit. Për çështjen e parë, Llalla ka pohuar se ishte pala gjermane ajo që dha sinjalin. “Ndoshta është me vlerë të sqarohen disa momente se si nisi ky hetim. Në mesin e muajit dhjetor 2014, autoritetet gjyqësore gjermane kërkuan ndihmë juridike nga ana e autoriteteve shqiptare për lejimin e një veprimi procedurial, për llogari të një hetimi të tyre për trafik lëndësh narkotike. Me marrjen e kësaj kërkese, krahas ndihmës që iu ofrua autoriteteve gjermane, Prokuroria për Krime të Rënda në Shqipëri nisi një hetim për llogari të saj, pasi informacioni i mbërritur nga Gjermania mund të ishte i vlefshëm edhe për territorin e Republikës së Shqipërisë. Pra, ky është një nga ato raste tipike të hetimit proaktiv, ku institucionet hetimore ndërmarrin me iniciativën e tyre një hetim, bazuar vetëm në një informacion të tërthortë”, tha Lalla. Për çështjen e dytë Prokurori i Përgjithshëm ka bërë këtë theksim: “Diskutimi mbi dekriminalizimin ka nisur të prodhojë efekte në nivele të larta, por edhe në nivele më të ulta, të cilat jo gjithnjë janë në vëmendjen e opinionit publik”, shprehet Llalla.
http://www.dw.de/llalla-të-luftojmë-rryshfetet-e-të-forcojmë-besimin-e-publikut/a-18402578
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.