Mark Frroku shfaq probleme me zemrën, shtrohet në spitalin e burgut. Rast i ngjashëm me Shpëtim Gjikën

Deputeti Mark Frroku, i cili vuan masën e sigurisë arrest me burg u shtrua gjatë paradites në spitalin e burgut, pasi ka shfaqur probleme me zemrën. Ai mësohet se do të qëndrojë i shtruar deri në përfundim të të gjitha vizitave mjekësore. Mark Frroku ndodhet në qelitë e paraburgimit në burgun 302 që prej datës 3 Prill kur Gjykata e Lartë i dha masën e sigurisë arrest me burg për akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit në vitin 199 në Belgjikë. Nuk dihet nëse avokatët e tij do të kërkojnë rivlerësimin e masës së sigurisë, sic ndodhi me kryetarin e bashkisë së Vlorës pas arrestimit dhe mbylljes në qelitë e paraburgimit të Vlorës.
l.m
Add new comment