Edhe Austria në linjë me Vatikanin për “genocidin armen”. Të premten pritet qëndrim i ngjashëm edhe nga Gjermania

Postuar në 23 Prill, 2015 03:58

Pas tensioneve diplomatike me Vatikanin, Turqia përballet me probleme të ngjashme edhe me Austrinë. Shkak është sërish çështja armene, pasi gjashtë parti austriake firmosën një deklaratë përmes të cilës njohën “genocidin armen”, si dhe mbajtën një minutë heshtje. Ankaraja nga ana e vet ka reaguar duke thirrur për konsultime ambasadorin e vet në Vjenë. Me interes është dhe përmbajtja e deklaratës së partive austriake që i referohen aleancës së dikurshme mes Austro-Hungarisë dhe Perandorisë Otomone, dy entitete që nuk ekzistojnë më dhe trashëgiminë e të cilave vështirë se mund ta pretendojnë ekskluzivisht vetëm Vjena zyrtare me Ankaranë zyrtare. “Në emër të përgjegjësisë historike-Monarkia Austro-Hungareze ishte aleate me Perëndorinë Otomane gjatë Luftës së Parë Botërore-është përgjegjësia jonë të njohim ngjarjet e tmerrshme si genocid dhe t’i dënojmë ato”, thuhet në deklaratë. Ankaraja ka nënvizuar se “kjo deklaratë do të ketë pasoja negative permanente në marrëdhëniet austro-turke”. Ndonëse presidenti aktual turk, Erdogan, ka shprehur keqardhjen për humbjen e jetëve njerëzore gjatë LIB, ka refuzuar të pranojë se. Bëhet fjalë për genocid. Qëndrimi austriak pasoi deklaratat e Papa Françeskut dhe bëhet e ditur se të premten edhe parlamenti gjerman do të adoptojë një mocion ku do të përfshihet fjala “genocid”.
s.z

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Arnautet heshtin.</p><p>Edhe ndaj shqiptarve kan ba krime te mdhaja turqit osman dhe sot neoturku Karamahmuti sulltan Erdogani mohon qofte gjenocidin ndaj armenve qofte edhe ate ndaj shqiptarve. Por minarja n&#39;thes nuk hin. Arnautet heshtin. Faqja e zeze e tyne.</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.