Byroja e Hetimit, reagon ambasada e SHBA: Mbështesim një organ të fuqishëm hetimor, pas vërejtjeve të Kushtetueses ligji mund të përshtatet

Pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi ligjin mbi ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, miratuar nga parlament me votat e mazhorancës, ka dhënë reagimin e saj edhe ambasada amerikane në Tiranë. Përmes një zëdhënësi, ambasada ka deklaruar për Zërin e Amerikës se ajo “mbështet krijimin e një organi ligjzbatues me kapacitete të avancuara hetimore dhe autoritetin për të hetuar kriminelë apo zyrtarë të korruptuar në nivelet më të larta, për çka zyrtarë të FBI së fundi ishin në Tiranë. Sigurisht, Byroja duhet të përputhet plotësisht me Kushtetutën e Shqipërisë, prandaj opinioni dhe udhëzimet e Gjykatës Kushtetuese lidhur me këtë do të jenë shumë të rëndësishme për të ndihmuar ligjvënësit shqiptarë që të përshtasin ligjin e tanishëm dhe për t’u siguruar që do të jetë kushtetues”.
a.k
Add new comment