Paskal Milo firmos me PS-në, “do zbatohet pakti qeverisës i 2013-ës”. PBDNj e Dules del vetëm në zgjedhje

Kreu i partisë Demokracia Sociale Paskal Milo arriti marrëveshjen me Partinë Socialiste për t’iu bashkuar aleatëve të majtë në zgjedhjet lokale të 21 Qershorit, në limitet e afatit të regjistrimit të koalicioneve në KQZ. Marrëveshja u firmos sot nga Milo dhe nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla. Milo tha se marrëveshja vjen në vijimësi të “paktit” të nënshkruar për zgjedhjet e vitit 2013 për bashkëqeverisje, kërkesa kryesore që Milo pati në drejtim të kryeministrit Rama. Ndërkaq PBDNJ merr vendimin, për të dalë vetëm në zgjedhje, duke braktisur koalicionin e majtëBurimet thonë se shpallja e kandidatit nga e majta për Bashkinë e Himarës i la pezull negociatat.
a.k
Add new comment