40 persona të armatosur sulmojnë stacionin policor në Likovë, Maqedoni. Zëdhënësi i MPB: Kishin shenjat e UÇK-së dhe rrahën policët

Postuar në 21 Prill, 2015 07:02

Një grup prej 40 personash kanë sulmuar stacionin policor në Grushnicë të Likovës, Maqedoni. Sipas njoftimit të ministrisë së Brendshme ata kanë qenë rëndë të armatosur, të maskuar me uniformë që kanë mbajtur emblemën e UÇK-së dhe kanë folur shqip. MPB ka dhënë versionin e saj lidhur me incidentin e ndodhur pas mesnate, në orën 2.30 minuta. Sipas zëdhënësit Ivo Kotevski personat e armatosur kanë marrë rob katër policët që ishin kujdestarë në sigurimin e kësaj zone.

 

“Katër policë që kanë qenë në turnin e natës i kanë robëruar. Sulmuesit i kanë çarmatosur ata dhe i kanë lidhur me lidhëse ndërsa njërin nga policët e kanë rrahur. Të gjithë këtë e kanë incizuar me kamerë. Njëri nga sulmuesit, i cili ka folur keq maqedonisht duke pasur serbizma në gjuhë u ka thënë se ata janë nga UÇK-ja dhe se dëshirojnë të ndërtojnë shtet të vetin dhe se as Marrëveshja e Ohrit, as Gruevski e as Ali Ahmeti nuk do ti shpëtojë ata. Ju kanë thënë policëve të largohen, nëse kthehen do ti likuidojnë. Jua kanë marr pajisjet, armët, radiostacionet dhe celularët dhe më pas i kanë thyer. Njëri nga policët i ka liruar nga prangat policët dhe janë larguar në këmbë. Derisa janë larguar kanë dëgjuar gjuajtje. MPB po ndërmerr masa për zbardhjen e gjendjes, ndërsa për shkak të situatës serioze nuk ka më shumë detaje”, deklaroi Kotevski.

 

a.k

Comments

Submitted by Prometheus (not verified) on

<p>Keto jane lojrat e Gruevsik qe i ve ne pune sa here qe eshte ngushte,si ha kush.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.