Xhixha, miliona euro transaksione nga Kuba, Panamaja etj. Në Shqipëri paratë i tërhiqte e ëma 64 vjeçare

Miliona euro transaksione dhe e jëma 64 vjeçare e përfshirë. Genci Xhixha, i dyshuari si organizator dhe financues i laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit, po hetohet edhe për akuzën e “pastrimit të parave”, njofton televizioni ABC. Burimet pranë prokurorisë së Tiranës thanë se drejtoria e pastrimit të parave pranë policisë së shtetit, ka sjellë në prokurori një material voluminoz për Genci Xhixhën i shpallur në kërkim dhe nënën e tij, 64 vjeçare Maria Xhavara. Ata dyshohet se brenda një periudhe të shkurtër kohore, kanë kryer transaksione të shumta parash nëpërmjet agjencive të transferimit të parave dhe permes llogarive bankare. Rezulton se në Shqipëri paratë që dërgonte Xhixha nga Kuba, Panamaja apo edhe nga Kanadaja, i tërhiqte nëna e tij 64 vjeçare dhe në disa raste edhe nipi i Enver Hoxhës, tashmë i arrestuar Ermal Hoxha. Në ditët në vazhdim, hetuesit thonë se pritet të bllokohen të gjitha llogarit bankare në emër të Genci Xhixhos dhe nënës së tij, e cila do të merret në pyetje. Nuk përjashtohet mundësia e pyetjes edhe të nipit të ish-diktatorit Enver Hoxha.
a.l
Comments
A perben ndonje element
<p>A perben ndonje element special fakti qi nona e ketij Xhixhes ishte fiks 64 vjeç? Psh cfare do te ishte ndryshe po te qe nona 60 apo 68 vjeç? Kesaj i thone bashke me miellin me shit edhe krundet.</p>
Add new comment