Muzafer Korkuti në “KosovaPress”: E vonuar hartimi i abetares së përbashkët, mësimi i historisë së popullit shqiptar të bëhet njësoj në gjithë trojet shqiptare

Bashkëpunimi mes dy akademive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës duhet të rritet, por jo të shkrihen në një të vetme. Kështu thotë në një intervistë për “KosovaPress”, Kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akademik Muzafer Korkuti. E quan të vonuar hartimin e abetares së përbashkët, derisa thotë se mësimi i historisë së popullit shqiptar duhet të bëhet njësoj në gjithë trojet shqiptare. Shprehet se padrejtësitë ndaj shqiptarëve kanë mbaruar, derisa për UÇK-në thotë se nuk bëri krime. Kur flet për bashkimin kombëtarë, thekson se lëvizja e kufijve ka mbaruar, por duhet shkuar drejt BE-së. Korkuti thotë se dy akademitë, e Shqipërisë dhe e Kosovës bashkëpunojnë në kuadër të një protokolli bashkëpunimi që e ripërtërijnë çdo dy vite. Por, sipas tij, është e nevojshme që të rritet bashkëpunimi edhe me shumë mes dy akademive. Ndërsa, hedh poshtë mundësinë e shkrirjes në një, të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Comments
Historia e popullit shqiptar
<h1 property="dc:title"><em><strong>Historia e popullit shqiptar nuk bëhet njësoj në gjithë trojet shqiptare</strong></em></h1>
Add new comment