Goldstein për “Zëri i Amerikës” : Strategjia e Bankës Botërore për Kosovën, kthimi i rritjes ekonomike

Postuar në 19 Prill, 2015 13:06

Drejtuesja e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, Ellen Goldstein deklaron se strategjia e institucionit që drejton për Kosovën është që të fokusohet tek kthimi i rritjes ekonomike, dhe nga kjo rritje të përfitojnë të gjithë, përfshirë të varfërit.  

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Goldstein flet për disa nga sfidat me të cilat përballet Kosova, si papunësia e madhe në radhët e të rinjve, tërheqja e investitorëve të huaj dhe procesi i privatizimeve. Sa i përket fenomenit të emigrimit masiv me të cilin u përball Kosova, ajo shprehet se situata tashmë është stabilizuar dhe se kjo ka ardhur për disa arsye, mes të cilave stabilizimi i situatës politike dhe vëmendja që qeveria e re po tregon për reformat ekonomike. “Qeveria e re po tregon një interes të admirueshëm në kushtet ekonomike për familjet mesatare kosovare dhe është shumë e fokusuar tek reformat ekonomike, që do sjellin krijimin e vendeve të punës në Kosovë; tani, për t’iu përgjigjur pyetjes suaj se si do ta mbështesë Banka Botërore: ne e kemi mbështetur Kosovën me një strategji dy-pjesëshe: pjesa e parë synon të përshpejtojë rritjen e sektorit privat dhe pjesa e dytë lidhet me trajtimin e sfidave të mjedisit dhe me menaxhimin e burimeve natyrore me të cilat ndeshet Kosova, që në fund të fundit minojnë rritjen ekonomike të vendit” shprehet Goldstein.

Intervista e plotë: http://www.zeriamerikes.com/content/ellen-goldstein-laura-konda-interview-kosova-economy-world-bank-voa/2725773.html

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.