Arkiv-Lajme
Intervista/Konstantinos Giakoumis: “Mospajtimi me të kaluarën, i shprehur edhe në një historiografi polemizuese, ka cenuar në prezantimin dhe konsumimin e trashëgimisë së përbashkët ballkanike. Kush mbjell nacionalizëm, korr urrejtje”
Skerdilajd Zaimi / Leonard Mitro
“INA” flet për diskriminimin shtetëror, shqiptarët më tepër nxënës dhe më pak shkolla në Maqedoni
Agjencia e lajmeve “INA” thotë se sipas të dhënat e fundit të publikuara ditë më parë në faqen zyrtare të internetit të Entit Shtetëror për Statistikë, 50% e filloristëve në Maqedoni janë shqiptarë. “INA” shkruan se Maqedonisë nuk i ka mjaftuar as çerek shekulli nga pavarësimi prej ish-Federatës Jugosllave dhe as 14 vite nga konflikti i armatosur që të heq dorë nga politikat e dyfishta në arsim, kryesisht me shkollimin e shqiptarëve. “Diskriminimi në shifra është për fat të keq edhe më tej evident - edhe atë bazuar në të dhënat zyrtare të vetë shtetit të Maqedonisë”, shkruan “INA”.
Vangjel Dule thotë se PBDNJ ka komunikim politik por jo negociata me PS-në: Nëse s’biem dakord dalim vetëm në zgjedhje
Vangjel Dule e quan “komunikim politik, por jo negociata” marrëdhënien me PS-në sa i takon zgjedhjeve vendore të 21 qershorit, ndërkohë akuzon PD-në e PS-në se po përdorin politikisht komisionet zonale Zgjedhore. Nga selia e PBDNJ-së, në konferencë për median paraditen e sotme Dule tha se këto dy parti po hyjnë në betejën elektorale me 225 militantë më të flaktë të tyre të cilët janë anëtarë të këtyre KZAZ-ve. “Dy partitë e mëdha me kompozimin e 90 KZAZ po hyjnë në betejën elektorale me 225 militantë më të flaktë të tyre në përbërje të këtyre komisioneve.
Basha i drejtohet misionit të ODIHR: Premisa jo të mira për zgjedhje të lira, sillni sa më shumë vëzhgues më 21 qershor
Basha i ka shprehur sot misionin paraprak faktmbledhës të ODIHR shqetësimin për rrethanat e krijuara, që sipas tij shkojnë kundër klimës dhe standarteve që kërkojnë zgjedhjet e lira e të ndershme. Kryetari i PD-së i kërkoi përfaqësuesve të ODIHR që të sjellin në Shqipëri për zgjedhjet e 21 qershorit misionin më të madh të mundshëm, duke parë premisat aspak të mira për zgjedhje të lira e të ndershme.
Lad Kosta: Më gënjyen për Jaçen. Gramoz Ruçi e ka lëshuar partinë dhe ka toleruar shumë gjëra në PS
Deputeti i Partisë Socialiste për Përmetin, Vladimir Kosta në një intervistë për “Panorama” është shprehur se e kanë gënjyer për kandidaturën e Gilberto Jaçes për Bashkinë e Përmetit. “U kërkova që të mos kandidonin Gilberto Jaçen pasi ka abuzuar me fondet dhe e kam denoncuar në KLSH. Kryeministri më tha që nuk ishte Jaçe kandidati përfundimtar dhe do të vendosnin në 15 prill për këtë gjë. Por mesa duket pritën sa të binte zhurma e largimit tim dhe vendosën Jaçen. Jam shumë i zhgënjyer”, ka thënë Kosta.
Sipas “Monitor” janë limituar fondet për investimet, shifrat e reja do pasqyrohen në buxhetin afatmesëm 20016-2018
“Monitor” shkruan se qeveria do të programojë për një periudhë afatgjatë limitet e fondeve publike për investimet publike. Ky detyrim që rrjedh nga marrëveshja me FMN dhe nga Strategjia e Re e Menaxhimit Financiar do të duhet të adaptohet qysh këtë vit. Sipas “Monitor”, burimet e tij nga Ministria e Financave pohuan limitet e angazhimeve shumëvjeçare për projektet e investimeve dhe marrëveshjeve të tjera afatgjata kontraktuale do të prezantohen në programin buxhetor afatmesëm 2016-2018.
Gazetari veteran nga Beogradi, Boshko Jakshiç flet për “Kohën Ditore”: Thaçi në Beograd do të ishte e mirëseardhur,kështu nis dhe rrënimi i stereotipave
Çdo mundësi që Hashim Thaçi ta vizitojë Beogradin do të ishte e mirëseardhur. Kështu konsideron gazetari dhe komentuesi veteran nga Beogradi, Boshko Jakshiç. Në një deklarim për “Kohën Ditore”, Jakshiç tha se “ndoshta gjatë kafes së përbashkët që e pinë para pak kohe në Prishtinë, Thaçi e Daçiqi kanë konstatuar se do të duhej të shiheshin më shpesh, qoftë edhe pa flamuj, ashtu që të mos u ik çmimi ‘Nobel’ për paqe”. Sipas këtij gazetari veteran serb, në Beograd thuhet se Thaçi do të vinte në kryeqytetin serb në një takim të një organizate joqeveritare.
Partive pa deputetë u hiqet e drejta të konkurrojnë pa firma, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve korrigjon vendimin
“Panorama” shkruan se KQZ ka korrigjuar pa votim një vendim të miratuar në mbledhjen e datës 7 prill të vitit 2015. Në mbledhjen e 7 prillit, KQZ u njohu kryetarëve të bashkive, kryetarëve aktualë të komunave, si dhe anëtarëve të Këshillit Bashkiak të drejtën që të përjashtohen nga detyrimi për të mbledhur 3 mijë firma, në rast se dëshironin të kandidonin si të pavarur për bashkinë e zonës ku janë zgjedhur apo partitë jashtë koalicioneve. Ky vendim u kundërshtua nga Partia Demokratike, por amendamenti u miratua me katër vota pro dhe tre kundër të pakicës.
Rama: Në 1967 bashkësia katolike shqiptare përjetoi një vdekje të paprecedentë. Është dita të kuptojmë se bashkëjetesa fetare në Shqipëri është e brishtë
Në premierën e dokumentarit “Pritja” kushtuar vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, kryeministri Rama mbajti një fjalë të gjatë, të cilën ia kushtoi martirizimit dhe ringjalljes së kishës katolike pas goditjes që pësoi nga regjimi komunist. Rama tha se në prill të 1967 bashkësia katolike shqiptare mbulohej me qefinin e martirit, duke përjetuar një përvojë vdekjeje të paprecedentë. Sipas tij, përvoja e viteve të diktaturës bën që shqiptarët të kuptojnë edhe më mirë format e terrorizmit që sot kërcënojnë popullsitë e krishtera.
PD me Enkelejd Alibeajn përballë Armando Subashit në bashkinë e Fierit. Ish-ministri i Berishës caktohet në një zonë “të humbur”, PD nuk djeg figurat e reja
Enkelejd Alibeaj, ish-ministër i Drejtësisë në qeverinë "Berisha" në vitet 2007-2009 dhe deputet i legjislaturës 2009-2013 është kandidati i opozitës për bashkinë e Fierit. Partia Demokratike ka preferuar të mos djegë asnjë nga figurat e reja në një bashki që konsiderohet e humbur. Emri i Alibeajt është zyrtarizuar mbrëmjen e së mërkurës, duke iu shtuar kështu listës së kandidatëve që kanë marrë miratimin e kryesisë. Alibeaj u afrua në Partinë Demokratike si pjesë e KOP-it (Komiteti i Orientimit të Politikave).