Sipas “Monitor” janë limituar fondet për investimet, shifrat e reja do pasqyrohen në buxhetin afatmesëm 20016-2018

Postuar në 16 Prill, 2015 02:08

“Monitor” shkruan se qeveria do të programojë për një periudhë afatgjatë limitet e fondeve publike për investimet publike. Ky detyrim që rrjedh nga marrëveshja me FMN dhe nga Strategjia e Re e Menaxhimit Financiar do të duhet të adaptohet qysh këtë vit. Sipas “Monitor”, burimet e tij nga Ministria e Financave pohuan limitet e angazhimeve shumëvjeçare për projektet e investimeve dhe marrëveshjeve të tjera afatgjata kontraktuale do të prezantohen në programin buxhetor afatmesëm 2016-2018. Më pas këto kufizime do të miratohen nga Parlament dhe do të shoqërohen me një sërë masash të tjera legjislative, që janë ndërmarrë dhe do të ndërmerren për të garantuar një kuadër fiskal të qëndrueshëm. Projektet e hapura të infrastrukturës rrugore tejkalojnë aftësinë paguese të qeverisë për periudhën afatmesme. Për të minimizuar rreziqet, FMN ka sugjeruar një plan për prioritizimin e të gjitha projekteve të infrastrukturës, të cilat përbëjnë shumicën dërrmuese të projekteve të pafinancuara. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.