Arkiv-Lajme

Gjykatësja e Lartë e vetmja që deklaroi në Kolegjin Penal: Tom Doshi në burg, rrezik të kryejë krime më të rënda

Postuar në 15 Prill, 2015 02:02

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se Majlinda Andrea është anëtarja e vetme e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, e cila ka qenë e mendimit se deputeti Tom Doshi duhej të shkonte prapa hekurave.

Gara për Tiranën/ Basha kandidon Halim Kosovën - Gara për Durrësin/ PD nuk i bën lëshime republikanëve, kandidon Grida Dumën

Postuar në 15 Prill, 2015 01:41

Sipas gazetës Panorama” PD pritet të bëjë publike kandidaturën e së djathtës për bashkinë e Tiranës. “Panorama” shkruan sot se pas disa sondazheve të zhvilluara në Tiranë, ku PD­ja testoi fillimisht 10 emra dhe më pas duke i reduktuar në katër emrat më të kuotuar, mjeku i mirënjohur Halim Kosova ka rezultuar si një prej më të mbështeturve në Tiranë. Halim Kosova, Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Besnik Aliaj kanë qenë katër emrat më të kuotuar nga lista e propozimeve të ardhura prej 11 degëve të PD­së në Tiranë.

Avokatët e Tom Doshit aludojnë se Ilir Meta po ushtron presion mbi policinë shkencore për të vonuar ekspertimin e lap-topit të deputetit

Postuar në 14 Prill, 2015 16:54

Në një reagim të shpërndarë për mediat avokatët Vladimir Meçi e Ferid Muçaj hedhin dyshime të forta se procesi ndaj  klientit të  tyre Tom Doshi po zvarritet për shkak të presioneve politike. Ata aludojnë se pas këtyre presioneve qëndron kryetari i kuvendit, Ilir Meta, duke hequr paralele me akt-ekspertimet që janë bërë në të kaluarën. “Ndersa me shpejtesi marramendese u kerkua qe te vihet nen arrest, kane kaluar afro tre jave qe ekspertet e Drejtorise se Policise Shkencore, nuk kane kryer nje akt ekspertimi.

Rama mbledh të besuarit, Veliaj del i fundit nga takimi. Nesër, emri i PS-së për Tiranën

Postuar në 14 Prill, 2015 15:44

Në takimin që Edi Rama pati në kryeministri pas kthimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe këtë pasdite, ishin të pranishëm Taulant Balla, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, kryetari i grupit Gramoz Ruçi, deputeti Eduard Shalsi dhe ministrat Saimir Tahiri dhe Ditmir Bushati. Pjesë e këtij takimi 60 minutësh ishte edhe ministri Erion Veliaj, një prej dy emrave më të lakuar si kandidat për kryeqytetin. Asnjë nga protagonistët nuk foli pas takimit, ndërsa i fundit që doli nga selia e Kryeministrisë ishte Erion Veliaj, njofton TCH.

Kompania e gjuetisë së thesareve zbulon anijen me 50 mln dollarë në monedha argjendi

Postuar në 14 Prill, 2015 13:57

Pas një kërkimi me mjete të sofistikuara, kompania “Deep Ocean Search” ka arritur të nxjerrë ngarkesën e anijes britanike “City of Cairo” nga një thellësi prej 5150 metra, në drejtimin e bregut të Namibisë në oqeanin Atlantik. Thellësia është 2000 metra më shumë se në vendin e fundosjes së Titanikut, ndërsa anija, e cila është zhytur në Luftën e Dytë Botërore, mbante ndër të tjera një thesar me monedha argjendi që kap shifrën 50 milionë dollarë.

Bazhdari nis hartimin e programit elektoral në bashkëbisedim me grupet e interesit; restaurohen varrezat katolike

Postuar në 14 Prill, 2015 13:56

Programin elektoral për drejtimin e ardhshëm të bashkisë së zgjeruar të Shkodrës në rast fitoreje, kandidatja e së majtës Keti Bazhdari do ta hartojë në bashkëpunim me 12 grupe interesi. Takime të njëpasnjëshme do të zhvillohen nga ana e kandidates dhe stafit të saj, dhe i pari ka nisur me përfaqësues të shoqërisë civile, mbi 40 drejtues organizatash të ndryshme.

“Fronti i Majtë” largohet nga koalicioni me PS. Dajti: Rama, tradhëtari më i madh i socialistëve, qeveria me politika antikombëtare dhe antipopullore

Postuar në 14 Prill, 2015 13:30

I drejtëpërdrejtë dhe me një gjuhë nënvleftësuese për kryeministrin Edi Rama, kryetari i Fronit të Majtë Marko Dajti është shprehu i zhgënjyer nga koalicioni me Partinë Socialiste dhe kreun e saj. Në një deklaratë ku i bën thirrje elektoratit të majtë të propozojë kandidatura për kryetarë bashkish në të gjithë vendin, Dajti lajmëron largimin e Frontit të Majtë nga koalicioni i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, me të cilin ishte bashkuar në Maj të vitit 2013, para zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.

Një vëzhgim dhe një sugjerim nga gazetarja Desada Metaj: “Më mirë të kërkojmë kuota për burrat...Të mos jenë më shumë se 50% dhe të paktën vetëm 10% e tyre të dinë të sillen si të tillë”

Postuar në 14 Prill, 2015 12:51

Gratë që drejtojnë siç mund të vihet re, janë në modë në Shqipëri. Jo vetëm për shkak të suksesit të tyre, por edhe të promovimit. Mirëpo tjetër gjë është kur promovimi në politikë bëhet “politikë” dhe lojë për imazh. Nëse do të pranojmë se prezenca e tyre në politikë ka ardhur në rritje, nuk mund të thuhet se diçka është përmirësuar në politikën shqiptare. Përkundrazi. Pseja qëndron te modeli i katapultimit, që po kritikohrt së fundmi edhe pas disa shfaqjeve të paprecedenta në Komisionin e Ligjeve.

Intervista/Ermal Gjinishi: “Pa pavarësi fetare nuk ka pavarësi kombëtare”*

Postuar në 14 Prill, 2015 12:16

Muaj më parë, kur në Lindjen e Mesme u shfaq fenomeni ISIS, pati dhe ka ende shumë debate, në lidhje me rrezikun real që ai paraqet për vendet europiane. Afrimi i këtij grupimi terrorist me brigjet e Mesdheut ka shtuar frikën për vendet e Europës Jugore. Sa real është ky rrezik sipas jush?

Shtypi grek: Rama ka marrë dritën jeshile nga SHBA dhe BE për deklaratat për bashkim kombëtar

Postuar në 14 Prill, 2015 12:05

Në një shkrim ku parashikon zhvillime të rëndësishme të politikës rajonale në vitin 2015 gazeta greke “Imerisia” merr në analizë përpjekjet diplomatike të Tiranës dhe Ankarasë për të nxitur njohjen e Kosovës nga Beogradi dhe Qipros Turke nga Athina. Në të kundërt kërcënimi direkt apo indirekt sipas gazetës është ripërsëritja e një skenari të ngjashëm me atë të Krimesë në Ukrainë.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme