Rama mbledh të besuarit, Veliaj del i fundit nga takimi. Nesër, emri i PS-së për Tiranën

Postuar në 14 Prill, 2015 15:44

Në takimin që Edi Rama pati në kryeministri pas kthimit nga Emiratet e Bashkuara Arabe këtë pasdite, ishin të pranishëm Taulant Balla, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, kryetari i grupit Gramoz Ruçi, deputeti Eduard Shalsi dhe ministrat Saimir Tahiri dhe Ditmir Bushati. Pjesë e këtij takimi 60 minutësh ishte edhe ministri Erion Veliaj, një prej dy emrave më të lakuar si kandidat për kryeqytetin. Asnjë nga protagonistët nuk foli pas takimit, ndërsa i fundit që doli nga selia e Kryeministrisë ishte Erion Veliaj, njofton TCH. Paraditen e nesërme pritet një takim Rama-Meta, ku pritet t’i jepet dora e fundit listës së kandidatëve, e cila do të miratohet në tryezën koalicionit. Kandidati tjetër i përfolur, Blendi Klosi, ishte bashkë me Ramën në vizitën e largët, dhe zërat i japin më shumë peshë emrit të Veliajt, me idenë  rrokadës së tij në ministri me Klosin. Por deri nesër, gjithçka mbetet e hapur.

a.k

Comments

Submitted by E keqja vjen pe... (not verified) on

<p>Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu, Lenka Çuko, Lul Balla, njeri nga Erjonet dhe pak shoke te ngushte armesh,</p><p>perpara Pleniumit...qe do nxirrte grupin armiqesor te radhes!&nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.