Gjykatësja e Lartë e vetmja që deklaroi në Kolegjin Penal: Tom Doshi në burg, rrezik të kryejë krime më të rënda

“Gazeta Shqiptare” shkruan sot se Majlinda Andrea është anëtarja e vetme e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, e cila ka qenë e mendimit se deputeti Tom Doshi duhej të shkonte prapa hekurave. Në mendimin e saj të pakicës, i zbardhur vetëm një ditë më parë, me shumë vonesë, sikurse pretendojnë avokatët e Doshit, anëtarja e Kolegjit thekson se “Kolegji Penal, duke pranuar me të drejtë dhe bazuar në provat e hetimit paraprak ekzistencën e kushteve për caktimin e masave të sigurimit për të dyshuarin, është pranuar se dyshimi mbi të dyshuarin Tom Doshi është i bazuar në prova, ekziston rreziku i largimit të tij, ka rrezik të vërë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës dhe ka rrezik – për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të tij – të kryejë krime më të rënda apo të të njëjtit lloj me ato për të cilat procedohet. Këto kushte bëhen akoma më sinjifikative, kur bëhet fjalë për një person që ushtron funksionin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë”, citon “Gazeta Shqiptare”.
Add new comment