Shtypi grek: Rama ka marrë dritën jeshile nga SHBA dhe BE për deklaratat për bashkim kombëtar

Postuar në 14 Prill, 2015 12:05

Në një shkrim ku parashikon zhvillime të rëndësishme të politikës rajonale në vitin 2015 gazeta greke “Imerisia” merr në analizë përpjekjet diplomatike të Tiranës dhe Ankarasë për të nxitur njohjen e Kosovës nga Beogradi dhe Qipros Turke nga Athina. Në të kundërt kërcënimi direkt apo indirekt sipas gazetës është ripërsëritja e një skenari të ngjashëm me atë të Krimesë në Ukrainë. Gazeta shkruan se Ankaraja dhe Tirana konsiderojnë se në kushtet aktuale të një dobësimi politik dhe ekonomik të Athinës dhe Beogradit është më e lëhtë që të arrihen disa zgjidhje që pengojnë anëtarësimin e Kosovës dhe Qipros Turke në organizmat ndërkombëtarë. Po ashtu “Imerisia” thotë se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë dhënë dritën jeshile Tiranës dhe Ankarasë të lëvizin në këtë drejtim. Në këtë kontekst komentohen edhe deklaratat e fundit të kryeministrit Rama për bashkimin kombëtar herët a vonë të e shqiptarëve ose nën ombrellën e Brukselit ose si një proces i natyrshëm.

http://www.imerisia.gr/article.asp?catid=26511&subid=2&pubid=113498365

l.m

Comments

Submitted by anti-budallallekut (not verified) on

O Respublica, prape po ia futni nje gabimi te ri?

Nja 10 dite apo 2 jave me pare, dikush aty tek stafi juaj, sec kish lexuar nje shkrim ne greqisht per viziten dhe takimin e nje gazetari grek me Botuesit te "Bild" (qe kritikonte Greqine dhe sugjeronte daljen e saj nga euro) dhe ia fuste roma-per-toma duke perkthyer dhe vene ne gojen e Bild prononcimet e gazetarit grek ndersa prononcimet e gazetarit grek ne gojen e Botuesit te Bildt. Mire bete qe e hoqet menjehere pas verejtjes sime per pasaktesi por perse po ia fusni perseri nje gabimi te ri?

Lexova ne greqisht shkrimin qe i referoheni ju me titullin qe keni vene! Nuk e kuptoj: perse keni zakon te merrni kaq seriozisht shkrime qe nuk jane serioze por opinione krejtesisht personale? Sepse personi qe e ka shkruar ate artikullin tuaj, po te ishte serioz, gazetar profesionist, do kishte mbeshtetur me ndonje burim "tezen" e tij se deklarata e Rames ka marre vizen jeshile te SHBA dhe BE. Ai nuk ka asnje. Shkrimin e tij, me te njejten logjike por me terma dhe referenca te ndryshme, fare mire mund ta kishte shkruar nje serb, nje shqiptar, nje maqedonas, apo edhe nje bullgar! Perse keshtu? Sepse shkrimi i tij ishte krejtesisht nje percartje nga kendveshtrimi i hallit te Greqise per Qipron dhe Turqine. Ku Kosova eshte thjesht nje "fakt"  me shume "mbeshtetes" per gjerat qe shkruan! Po te kerkosh ne Ballkan, nuk ke hic veshtire te gjesh ngjashmeri me hallin grek: Serbet kane hallin e Kosoves perballe Shqiperise; maqedonasit kane hallin e greqise veriore perballe Greqise, Bullgaret kane hallin e Maqedonise lindore perballe Maqedonise, Shqiptaret kane hallin e Kosoves perballe Serbise! Pra, cdonjeri nga Serbia, Maqedonia, Bullgaria, apo edhe Shqiperia, po te ishte ulur dhe te kishte shkruar ne menyre silogjike me shkrimin nga greku qe i referohet Respulica do kishte shume te ngjare qe te gjithe do kishin te drejte nga kenveshtrimi i hallit te tyre dhe do te ishin gabim nga kendveshtrimi i hallit te "tjetrit" - term ky i Aleksander Wend, per te konotuar natyren e marredhenieve mes dy ose me shume paleve apo fqinjeve!

Perse ju kritikoj dhe sugjeroj juve Respublica's te mos merrni seriozisht dhe beni jehone shkrimeve te tilla? per nje dhe vetem nje arsye: burimi dhe besueshmeria e tij!

A ka gjasa qe SHBA dhe BE te jene per nje bashkim Shqiperi-Kosove? Te jene ata qe kane nxitur dhe qendrojne realisht prapa deklaratave te Edi Rames per bashkim klasik apo ndryshe? EDHE MUNDET!!!!! Por nese keshtu, kushdo qe guxon te beje nje pohim te tille, duhet ta mbeshtese me informacion dhe fakte! Sepse nese keshtu, lajmi i vertete nuk do te ishte "deklarata e Rames" por pozicionimi i ri i SHBA dhe BE-se, motivet, dhe efekte gjeopolitike te ketij ripozicionimi! Cdo njeri qe shkruan pa asnje burim apo dokument kredibel eshte thjesht nje kafenexhi qe thjesht nuk ka munguar te harxhoje kohen e vet per te shoqeruar kafene qe mund te kete qene duke pire me spekulime te pastra!

O Respublica e Mustafa Nanos:

Mos u tregoni kaq naive! Behuni me serioze! Tregohuni me te mencur! Sepse nuk mjafton vetem te kesh mundesine te shkruar, te kesh nje website, apo te publikosh cfaredolloj gjeje qe te vjen ne mend!!!!!!!!!!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.