“Fronti i Majtë” largohet nga koalicioni me PS. Dajti: Rama, tradhëtari më i madh i socialistëve, qeveria me politika antikombëtare dhe antipopullore

Postuar në 14 Prill, 2015 13:30

I drejtëpërdrejtë dhe me një gjuhë nënvleftësuese për kryeministrin Edi Rama, kryetari i Fronit të Majtë Marko Dajti është shprehu i zhgënjyer nga koalicioni me Partinë Socialiste dhe kreun e saj. Në një deklaratë ku i bën thirrje elektoratit të majtë të propozojë kandidatura për kryetarë bashkish në të gjithë vendin, Dajti lajmëron largimin e Frontit të Majtë nga koalicioni i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, me të cilin ishte bashkuar në Maj të vitit 2013, para zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Sipas tij largimi nga koalicioni ishte një domosdoshmëri e diktuar nga politikat antipopullore dhe antikombëtare të qeverisë Rama. Dajti thotë se madje edhe vetë PS, kjo parti biznesmenësh, nuk përfaqëson më asgjë nga idealet e majta. “Ne jemi kundër varfërimit të tejskajshëm të shoqërisë shqiptare, kundër politikave të favorizimit ndaj zengjinëve që po majmen përditë e më shumë duke grabitur djersën e popullit, kundër travestitëve politikë që i përdorën idealet e majta për të ardhur në pushtet, kundër karagjozëve që shfrytëzuan zhgënjimin e masave të gjera ndaj Sali Berishës për t’u shndërruar në tregtarë kolltuqesh. Ne nuk mund të bëhemi pjesë e cirkut të Edi Ramës, sikurse qenushët që prisnin një kockë nga Tahir Baçova”theksohet në deklaratë. Më tej thuhet se zgjedhjet e 23 Qershorit rezultuan të padobishme për shqiptarët. “Socialistët e vërtetë nuk kanë fituar më 23 qershor, megjithëse e shporrën satrapin Sali Berisha. Ata kanë ngelur rrugëve, të papërfillur, të denigruar, të ofenduar nga një tufë karagjozësh, servilësh dhe injorantësh që kanë marrë në dorë pushtetin real. Në vend të kontratës me socialistët, Edi Rama ka zgjedhur kontratën me Sali Berishën dhe oborrtarët e tij. Dy njerëz që sa herë janë ulur në tavolinë, kanë bërë marrëveshjet se si t’ia futin sa më thellë miletit. Ashtu sikurse kanë bërë edhe sot në KQZ, duke ndryshuar rregullat e lojës vetëm pak ditë përpara skadimit të afateve për regjistrimin e kandidatëve”-theksohet në reagimin e Frontit të Majtë.

l.m

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Kur flasin kamunistat dridhen malet. Po cfare kujtove ti o Marko se do krijoheshin edhe nje here kooperativat bujqesore.</p>

Submitted by Samir (not verified) on

12 votues secili, por duhen marre parasysh pas piçktori humbi bashkine me vetem 10 vota.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.