Gara për Tiranën/ Basha kandidon Halim Kosovën - Gara për Durrësin/ PD nuk i bën lëshime republikanëve, kandidon Grida Dumën

Sipas gazetës Panorama” PD pritet të bëjë publike kandidaturën e së djathtës për bashkinë e Tiranës. “Panorama” shkruan sot se pas disa sondazheve të zhvilluara në Tiranë, ku PDja testoi fillimisht 10 emra dhe më pas duke i reduktuar në katër emrat më të kuotuar, mjeku i mirënjohur Halim Kosova ka rezultuar si një prej më të mbështeturve në Tiranë. Halim Kosova, Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Besnik Aliaj kanë qenë katër emrat më të kuotuar nga lista e propozimeve të ardhura prej 11 degëve të PDsë në Tiranë. Kontributi që ka dhënë Kosova si mjek, por dhe si ish-drejtues i spitalit “Mbretëresha Xheraldinë” ka bërë që ai të ketë mbështetjen më të madhe për të sfiduar për një mandat në Bashkinë e Kryeqytetit. Por, edhe rezultatet e Kosovës në organizimin e zgjedhjeve në njësinë 5 që konsiderohet bastion i së majtës, kanë rritur mbështetjen e PDsë për kandidaturën e tij.
Gjithashtu “Panorama” thotë se e zgjedhura e Partisë Demokratike në Durrës është Grida Duma. Për këtë qytet “Panorama” shkruan se janë zhvilluar 5 sondazhe brenda tri javëve për të parë se cili prej kandidatëve të propozuar kishte mbështetjen më të madhe te votuesit e bregdetit. Sipas “Panoramës” mësohet se në sondazhe u përfshinë Grida Duma, Arqile Gorea dhe Ardian Muka. Paralelisht me to janë zhvilluar dhe sondazhet prej kandidatit të propozuar prej Partisë Republikane Agron Duka. Ndërkohë që Duma rezulton të ketë pasur një mbështetje dhe më të madhe nga dy kandidatët e tjerë të PDsë. Në një prononcim për mediat, Grida Duma ka vlerësuar formën e zgjedhur nga partitë në përzgjedhjen e kandidatëve. “E vërteta është se më në fund jemi në një moment kur politika shqiptare po bën atë që bën politika perëndimore, po dëgjon qartazi jashtë konfliktit subjektiv mesazhin e votuesve”, tha Duma. Ndërsa në lidhje me kandidimin e saj ajo tha se “ky është një vendim në grup, përgjigjen unë do ta kthej vetëm kur kryetari i partisë sime të jetë në ato diskutime. Kjo është një situatë e brendshme dhe përgjigje e brendshme”.
Comments
Halim Kosova, ky njeri i
<p>Halim Kosova, ky njeri i mire, ky doktor, profesionist i shkelqyer. Po pse o zot te ma besh kete poshtersi qe ti humbasesh mendjen ketij njeriut dhe te lidhete me kopuket me te zinj te shqupidhistave berishiane? Si mundet ti sherbeje ky njeri nazifashizmit me te zi qe ka rene ndonje here mbi nje popull me histori e kulture te lashte sa vete njerzimi sic eshte populli shqiptar? O zot, sillja mendjen ne vend ketij Kosoves qe nuk e di fare se kujt po i sherben! Perse nuk shkon ky me FRD qe eshte e djathta e vertete shiptare?!</p>
Kedo kandidat qe te nxjerrin
<p>Kedo kandidat qe te nxjerrin keto parti (PD,PS,LSI),edhe sikur te zbritur nga qielli te jene nuk duhen votuar!</p><p>Keto parti e kane humbur me kohe te drejten per tu quajtur te tilla pasi veprimtaria e tyre ne vite nuk i pershtatet nji partie me ideologji dhe programe demokratike ku ligji ben shtetin ,por bandave kriminale e mafioze ku gansteret dhe hajdutet bejne ligjin,prandaj dhe keto zgjedhje duhen bojkotuar.</p>
Dr Kosova, ky njeri i
<p>Dr Kosova, ky njeri i "mire"????? Pyesni koleget e tij ne maternitet. Pyesni pacientet. Nje individ medioker dhe i pafytyre, , nje mjek medioker me goje te shthurur, nje individ qe u kujton kolegeve ne konference shtypi se si dhe kur u ka vizituar gruan (i doli dhe ne gazete ky fakt), dhe sharlatan qe gjithmone eshte lepire neper nomeklatura per nje cop post..... prej vitesh njihet si shkarravine e Saliut. Turp per Tironen dhe gjithe vendin tu serviret nje individ i tille.</p>
Add new comment