Një vëzhgim dhe një sugjerim nga gazetarja Desada Metaj: “Më mirë të kërkojmë kuota për burrat...Të mos jenë më shumë se 50% dhe të paktën vetëm 10% e tyre të dinë të sillen si të tillë”

Postuar në 14 Prill, 2015 12:51

Gratë që drejtojnë siç mund të vihet re, janë në modë në Shqipëri. Jo vetëm për shkak të suksesit të tyre, por edhe të promovimit. Mirëpo tjetër gjë është kur promovimi në politikë bëhet “politikë” dhe lojë për imazh. Nëse do të pranojmë se prezenca e tyre në politikë ka ardhur në rritje, nuk mund të thuhet se diçka është përmirësuar në politikën shqiptare. Përkundrazi. Pseja qëndron te modeli i katapultimit, që po kritikohrt së fundmi edhe pas disa shfaqjeve të paprecedenta në Komisionin e Ligjeve. Desada Metaj, gazetare në Tv Klan shkruan sot në “Panorama” për këtë dukuri, por duke u ndalur sidomos te fakti se femrat që sot janë në karriget e drejtimit, janë zgjedhje personale e Kryeministrit. Që këtej edhe arroganca e tyre. Metaj, dëuke replikuar me Baron Haxhiun, ecën pak më tutje, duke e vënë në sens krahasues shfaqjen e femrës me atë të burrave në drejtim. Dhe modelet në vështrimin e saj, janë përmbysur. “...Edi Rama ka zgjedhur jo pak gra në poste të larta shtetërore. Ato drejtojnë sot sektorë shumë të rëndësishëm, edhe pse CV e tyre kanë qenë të njohura vetëm për Kryeministrin. Një nga drejtoreshat e Ramës vetëm pak ditë më parë dha leksione rrugaçërie përpara Komisionit të Ligjeve, duke demonstruar qartazi forcën që kanë të zgjedhurat personale të Kryeministrit. Ndaj mendoj se Batoni nuk e ka kuptuar mirë sa i kujdesshëm është Rama që jo vetëm të zgjedhë gra që drejtojnë në qeverinë e tij, por madje t’i ketë dhe të “forta”, model që ai e kritikoi aq shumë kur ishte në opozitë. Me kujdes po aq të madh Kryeministri ka zgjedhur dhe burra të urtë e të qetë, gati-gati të pafjalë dhe të pazotë për të pyetur për javë të tëra se kush dreqin do të jetë ai që do të përfaqësojë maxhorancën për të drejtuar Tiranën; Aq sa profili i tyre me ngjan me ato gratë tipike shqiptare të paraluftës, që qëndrojnë mbyllur në shtëpi dhe presin gojëkyçur vendimin që do marrë kryetari i familjes, që sigurisht është një burrë. Ndaj, i dashur Baton, zgjedhja e një gruaje apo jo në këtë rast ka të bëjë vetëm me seksin, por jo me procesin, politikën dhe aq më pak me konkurrencën”, shkruan Metaj. Katandisja në këtë derexhe i lë shteg vetëm një mesazhi dhe gazetares Metaj nuk i mungon sinqeriteti: “Më shumë se kuota për përfaqësim të grave, është më mirë të kërkojmë kuota për burrat që, në çdo rast, të mos jenë më shumë se 50% dhe të paktën vetëm 10% e tyre të dinë të sillen si të tillë”.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.