Arkiv-Lajme

Shqiptarët e Preshevës duan fond të veçantë nga buxheti i Shqipërisë. Jonuz Musliu: . Nuk ka kuptim Shqipëria pa Bujanovcin, Medvegjën dhe Preshevën

Postuar në 13 Prill, 2015 00:26

“Ka ardhur koha që Shqipëria të jetë në krah të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, jo vetëm me retorikë politike por dhe me vepra. Nuk ka kuptim Shqipëria pa Bujanovcin, Medvegjën dhe Preshevën” . Është mesazhi që vjen nga shqiptarët në Luginën e Preshevës, përmes Jonuz Musliut, kreut të këshillit kombëtar shqiptar në Luginën e Preshevës. Nga studio “Ballkan Magazine” e “Ora News”, me gazetaren Linda Karadaku, Jonuz Musliu i bën thirrje kryeministrit Rama në Shqipëri dhe kryeministrit Isa Mustafa në Kosovë të nxisin investitorët të investojnë në Luginën e Preshevës.

Obama - Kastro takim historik në Panama, bien dakord se ka ardhur koha për të kaluar faqen e mosbsimit mes dy vendeve

Postuar në 12 Prill, 2015 23:57

Pak kush mund ta kishte imagjinuar këtë pamje: presidentët e Amerikës dhe Kubës që bisedojnë për normalizimin e marrëdhënieve pas më shumë se gjysmë shekulli armiqësie. Megjithatë presidenti amerikan Barak Obama është larguar nga Samiti i Amerikave në Panama pas një takimi historik me presidentin e Kubës Raul Kastro. Obama thotë se do të shqyrtojë rekomandimet për të hequr Kubën nga lista e shteteve që sponsorizojnë terrorizmin, një tjetër hap që duhet ndërmarrë para rihapjes së ambasadave në Uashington dhe Havana. Presidenti Barak Obama tha se: “Është një takim historik.

Djegia e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë, është e qëllimshme, thotë nipi i tij

Postuar në 12 Prill, 2015 17:02

Djegia e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë, që gati u rrafshua e tëra nga zjarri që e përfshiu muajin e kaluar, mund të ketë qenë e qëllimshme. Klan Kosova ka intervistuar Bekim Devën, nipi i ish prefektit të Mitrovicës si dhe ministrit gjermanofil të Punëve të Brendshme në Qeverinë Shqiptare të viteve 1943-44. Sipas tij, ky objekt ishte pjesë e trashëgimisë kulturore në familjen Deva, dhe edhe pse nuk përmend emra, thotë se shtëpia monument u dogj për interesa të caktuara. Arsyeja, për të mos u lënë pasardhësve mundësinë ta kërkojnë.

Hillary Clinton, zyrtarisht në garë për Shtëpinë e Bardhë

Postuar në 12 Prill, 2015 14:32

Tashmë është zyrtare: Hillary Clinton do të garojë për Shtëpinë e Bardhë në 2016. Ajo do të tentojë të bëhet femra e parë që mban postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fushata presidenciale e Clinton do të fokusohet mbi një siguri ekonomike më të madhe për shtresën e mesme dhe mbi shtimin e mundësive për familjet, raporton “Ansa”. "Cdo ditë amerikanët kanë nevojë për një kampion dhe unë dua të jem ai kampion” ka thënë Clinton në një video ku ka njoftuar kandidimin e saj.

“Shqipëria po fillon të humbasë avantazhin kryesor konkurrues në sektorin fason” shkruan “Monitor”

Postuar në 12 Prill, 2015 14:07

Shqipëria po humbet avantazhin konkurrues në sektorin fason (industria me material porositësi) ndërsa shifrat dëshmojnë se pritshmëritë nuk janë pozitive edhe sa i përket ndikimit që pritej në punësim. Energjia elektrike dhe taksat nuk e bëjnë më vendin tonë aq favorizues në krahasim me vendet e tjera. Revista “Monitor” shkruan se cmimi 30% më i lartë i energjisë elektrike, rritja me 50% e normës së tatimit mbi qiratë, dividentit dhe tatim-fitimit bashkë me përfshirjen e nënkontraktorëve në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar kanë rritur koston e punës së industrisë fason.

Arrestimi i deputetëve, diskutime për mbështetje juridike nga BE

Postuar në 12 Prill, 2015 12:27

Komisioni Europian mund të ofrojë asistencë juridike për procesin e dekriminalizimit të Kuvendit. “Top Channel” raporton se raportuesi europian për Shqipërinë Knut Fleckenstein dhe eurodeputeti Eduart Kukan do të takohen me 22 prill me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Johanes Hahn.

Rrugët vdekjeprurëse të Lezhës, një aksident në tre ditë

Postuar në 12 Prill, 2015 10:45

Rrugët e Lezhës mbeten të rrezikshme për drejtuesit e automjeteve apo kalimtarëve. Duke iu referuar stratistikave zyrtare për tremujorin e parë të këtij viti, “Vizion Plus” raporton se cdo 3 ditë është regjistruar të paktën 1 aksident. Në periudhën janar-mars janë regjistruar 30 aksidente automobilistike, me 8 viktima, 7 persona të plagosur rëndë dhe 42 persona janë plagosur lehtë.

http://vizionplus.al/lezhe-30-aksidente-ne-tre-muaj-8-viktima/

n.k                                    

Gazeta “Shqip” paralajmëron shkarkime masive në shëndetësi pas pak ditësh. 800 punonjës të shëndetësisë rezultojnë me 0 kredite

Postuar në 12 Prill, 2015 09:58

Pas pak ditësh rreth 800 punonjës të shëndetësisë do të largohen nga puna, pasi rezultojnë me 0 kredite, nga 150 që duhet të siguronin në total. Gazeta “Shqip” shkruan se bëhet fjalë konkretisht për 31% të punonjësve të shëndetësisë, prej të cilëve  5% mjekë, 20% dentistë dhe 6% farmacistë, të cilët janë vlerësuar me 0 kredite në programin e edukimit në vazhdim. Kjo, sipas gazetës, dëshmon se njohuritë e tyre në këtë fushë janë të dobëta, pa përjashtuar edhe ata të cilët nuk kanë marrë pjesë në program, në kundërshtim me ligjin.

Papa kujton genocidin armen, Turqia thërret për shpjegime ambasadorin e Vatikanit

Postuar në 12 Prill, 2015 08:24

Ambasadori i Vatikanit në Turqi është thirrur në takim nga ministri i Jashtëm në Ankara pas deklaratave të Papës mbi genocidin armen. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e Lajmeve “Ansa” sipas së cilës, gjatë takimit autoritetet turke kanë shprehur rezerva lidhur me deklarimin e Papës. Turqia mohon se ka pasur genocid ndaj armenëve në periudhën 1915-1916.

“E hëna pushim”, jo për punonjësit e KLSH-së

Postuar në 12 Prill, 2015 06:48

Kontrolli i Lartë i Shtetit nuk do të zbatojë vendimin më të fundit të qeverisë që përcakton se nëse festat bien në fundjavë, atëherë e hëna do të jetë pushim. Gazeta “Dita” ka publikuar një urdhër të kreut të KLSH-së Bujar Leskaj, sipas të cilit, të gjithë punonjësit e KLSH-së duhet të jenë në punë edhe ditëve të hëna, në rastet kur në fundjavë  bien festat zyrtare. Sa i përket të hënes së kaluar, ku administrata publike ishte pushim për shkak të Pashkëve katolike, punonjësve që kanë munguar do t’u mbahet dita e punës nga paga.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme