Arrestimi i deputetëve, diskutime për mbështetje juridike nga BE

Komisioni Europian mund të ofrojë asistencë juridike për procesin e dekriminalizimit të Kuvendit. “Top Channel” raporton se raportuesi europian për Shqipërinë Knut Fleckenstein dhe eurodeputeti Eduart Kukan do të takohen me 22 prill me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Johanes Hahn.
Sipas TCH, midis të tjerash, eurodeputetët parashikohen të bisedojnë me të mbi mundësitë e Komisionit për të ofruar mbështetje juridike, në rast nevoje, për hetimin e deputetëve të akuzuar; qëndrimet e fundit të Tiranës zyrtare mbi BE-në dhe rajonin; si dhe për ecurinë e vendit në përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe, të nevojshme për hapjen e negociatave të anëtarësimit.
http://top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=296760&funditb
n.k
Add new comment