Djegia e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë, është e qëllimshme, thotë nipi i tij

Postuar në 12 Prill, 2015 17:02

Djegia e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë, që gati u rrafshua e tëra nga zjarri që e përfshiu muajin e kaluar, mund të ketë qenë e qëllimshme. Klan Kosova ka intervistuar Bekim Devën, nipi i ish prefektit të Mitrovicës si dhe ministrit gjermanofil të Punëve të Brendshme në Qeverinë Shqiptare të viteve 1943-44. Sipas tij, ky objekt ishte pjesë e trashëgimisë kulturore në familjen Deva, dhe edhe pse nuk përmend emra, thotë se shtëpia monument u dogj për interesa të caktuara. Arsyeja, për të mos u lënë pasardhësve mundësinë ta kërkojnë. Shtëpia iu konfiskua familjes pas Luftës së Dytë Botërore nga ish pushteti jugosllav, dhe nuk u kompensua asnjëherë. Ndërkohë, që nga paslufta familja ka kërkuar objektin ose shpërblimin.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.