Arkiv-Lajme

“Monitor” ngre pikëpyetjet mbi procedurat dhe koston e “Rrugës së Arbrit”, ekspertët e ekonomisë mbeten skeptik

Postuar në 11 Prill, 2015 03:21

Rruga e Arbrit do t’i jepet një kompanie kineze. Projekt i rëndësishëm i lënë përgjysmë për mungesë fondesh pritet të realizohet në formë të përshpejtuar. “Monitor” ngre dyshimet e ekspertëve që thonë se koncesioni do të ketë kosto për buxhetin, pasi qeveria shqiptare ka marrë përsipër të paguajë kompaninë, në rast të një qarkullimi të pamjaftueshëm në këtë rrugë. Vlefshmëria e Rrugës së Kombit, nuk ka marrë ende një konfirmim në terma ekonomikë. Mënyra e zgjedhur për të përfunduar Rrugën e Arbrit kritikohet nga ekonomistët, si në aspektin praktik, edhe në precedentin juridik.

Versioni i “Dita”-s se çfarë fshihet pas nervozizmit të Fatmir Xhafaj me drejtoreshën e Lojërave të Fatit: Konflikt interesi

Postuar në 11 Prill, 2015 03:02

Fatmir Xhafa, kreu i komisionit të Ligjeve, është përplasur ashpër gjatë mbledhjes së këtij Komisionit me drejtoreshën e Lojërave të Fatit, Luneda Sufali. Ai ka kërkuar nga ajo që të dalë jashtë nga salla sepse “ka thyer disiplinën”. Xhafa ka qenë shumë nervoz që prej hyrjes në sallë të Sufalit – pohojnë të pranishmit gjatë incidentit.

“Panorama” zbardh debatin me dyer të mbyllura, Blushi: Nuk u respektua statuti i PS, s’kishte proces. Rama: Emrat nuk i kam zgjedhur unë, i ka sjellë baza

Postuar në 11 Prill, 2015 01:59

Ben Blushi, anëtari i Kryesisë Socialiste, kundërshtoi mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet lokale gjatë takimit konsultativ të kreut të PS­së Edi Rama me deputetët sipas qarqeve. Duke dalë nga selia e PS-së, Blushi tha se “po i vjen fundi një procesi që nuk ishte proces”. “Panorama” shkruan se burime nga takimi kane pohuar për të se mes Blushit dhe Ramës është debatuar lidhur me rrugën që është ndjekur në përzgjedhjen dhe seleksionimin e kandidaturave.

“Gazeta Shqiptare”/ Zbardhet vendimi që la në arrest shtëpie Tom Doshin, Gjykata: Nuk ka video kërcënimi të Bamit

Postuar në 11 Prill, 2015 01:48

Zbardhen faktet dhe provat që mbajnë në “arrest shtëpiak” deputetin socialist Tom Doshi, i cili dyshohet se sajoi një skenar për vrasje deputetësh, raporton “Gazeta Shqiptare” një një shkrim të botuar prej saj. Në vendimin e arsyetuar të Gjykatës së Lartë, e cila e cilësoi të ligjshëm ndalimin e Doshit dhe vendosi ta dërgojë në arrest shtëpie, sqarohen të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe rezulton se e gjithë akuza e Doshit mbështetet mbi deklarimet e bëra nga i dyshuari Durim Bami.

Për gazetën kroate “Veçernji list”, Thaçi konfirmon ndërhyrjet ndërkombëtare në krijimin e qeverive të Kosovës

Postuar në 11 Prill, 2015 01:26

Sipas "Koha Ditore”, ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka lënë të kuptohet se të dy qeveritë që janë udhëhequr prej tij janë krijuar me ndërhyrjen e bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa vetëm kjo e fundit, ku ai ia la postin e kreut të Qeverisë Isa Mustafës, është krijuar pa ndërhyrje të tillë. Në një intervistë dhënë gazetës kroate “Veçernji list”, gjatë vizitës së tij në Zagreb, këtë javë, Thaçi ka thënë se marrëveshja për bashkëqeverisje PDK-LDK e arritur mes tij dhe Isa Mustafës ka qenë e para që është krijuar pa përzierjen e bashkësisë ndërkombëtare, citon sot “Koha Ditore”.

Projektligji mbërrin në Kuvend, mjekët, farmacistët dhe stomatologët që nuk ndjekin kualifikimet, do pezullohen

Postuar në 11 Prill, 2015 01:08

“Gazeta Shqiptare” ka publikuar sot ndryshimet e reja që parashikohen në projektligjin “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i cili tashmë ka mbërritur në Kuvend. “Mjekët, farmacistët dhe stomatologët, të cilët nuk i nënshtrohen procesit të edukimit të vazhdueshëm do të pezullohen. Këta profesionistë të shëndetësisë do të mund të rifitojnë të drejtën e ushtrimit të profesionit vetëm pasi t’i nënshtrohen provimit të ricertifikimit”, citohet në këto ndryshimet

“Evropa e Lirë” analizon deklaratën e Edi Ramës: “Paranoja e Serbisë karshi "bashkimit kombëtar Kosovë - Shqipëri"

Postuar në 11 Prill, 2015 00:45

Në një shkrim të botuar në faqen online të “Evropa e Lirë” me titull: “Paranoja e Serbisë karshi "bashkimit kombëtar Kosovë - Shqipëri" thuhet se ideja e bashkimit kombëtar të Kosovës dhe Shqipërisë është më shumë paranojë e Serbisë dhe reagimet që vijnë nga Beogradi zyrtar janë më shumë në funksion të ikjes nga problemet reale të këtij shteti. Në këtë formë mendojnë të paktën njohësit e zhvillimeve në Kosovë dhe në Serbi.

Minxhozi në “Top Channel”: Të papranueshme vonesat për Tiranën. “21 Janari” rrezikon të deformohet

Postuar në 10 Prill, 2015 15:24

Nga studio e lajmeve të “Top Channel” analisti Skënder Minxhozi, duke iu përgjigjur pyetjeve të moderatorit Ilir Paço, Minxhozi ka shprehur pakënaqësinë e tij mbi vonesat e dy partive kryesore të skenës politike shqiptare për kandidatët për Bashkinë e Tiranës. "Procesi më duket me vonesë, palët janë vonë. Kjo shpjegohet nga çështjet e tjera të politikës, si afera Doshi-Frroku. Sa i përket palës qeverisëse, që nga Shkodra e deri në bashkitë jugore nuk ka pasur surpriza. Janë kryetarë bashkish të ricikluar që nuk do të doja të ishin.

Mesazhi që SHBA i kërkon qeverisë të përcjëllë në opinionin publik: Korrupsioni po luftohet në të gjitha nivelet

Postuar në 10 Prill, 2015 15:12

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zv/ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Hoyt Yee e ka vlerësuar pozitivisht nismën për të dekriminalizuar parlamentin. Ai tha se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar qeverisë dhe partive politike në Shqipëri  që të largojnë  anëtarët e partive dhe të parlamentit që dyshohen për korrupsion.  Sipas tij  është shumë e rëndësishme që kjo prirje do të vazhdojë.

Përçahet “Shoqata Tirana”. Disa anëtarë dalin kundër kandidimit të Arben Tafait për kryetar bashkie. “Pjesë e pazareve politike, nuk është konsultuar me tironsit autoktonë”

Postuar në 10 Prill, 2015 13:50

Pak ditë pas shpalljes së kandidaturës së Arben Tafait për kryetar i bashkisë së Tiranës, anëtarë të “Shoqatës Tirana” kanë dalë kundër pjesëmarrjes së tij në këtë garë. Në një reagim të shpërndarë për mediat ata thonë se qëndrimi i tij për të kandiduar për postin e kryetarit të Bashkisë Tiranë nuk është i konsultuar e aq më pak të ketë marrë mbështetjen apo besimin e “Shoqatës Tirana” dhe të tironsve autokton.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme