Versioni i “Dita”-s se çfarë fshihet pas nervozizmit të Fatmir Xhafaj me drejtoreshën e Lojërave të Fatit: Konflikt interesi

Postuar në 11 Prill, 2015 03:02

Fatmir Xhafa, kreu i komisionit të Ligjeve, është përplasur ashpër gjatë mbledhjes së këtij Komisionit me drejtoreshën e Lojërave të Fatit, Luneda Sufali. Ai ka kërkuar nga ajo që të dalë jashtë nga salla sepse “ka thyer disiplinën”. Xhafa ka qenë shumë nervoz që prej hyrjes në sallë të Sufalit – pohojnë të pranishmit gjatë incidentit. Por gazeta “Dita” në një shkrim të botuar prej saj thotë se rezulton që shkaku i nervozizmit të z.Xhafa me gjasa është fakti që vëllai i tij Agron Xhafa njihet në zonën e Vlorës dhe Fierit si menaxher i një prej kompanive nën mbikëqyrjen e njësisë që drejton Sufali. Gjatë aksionit Fundi i Marrëzisë shumë kompani janë gjobitur për shkelje ligji dhe mospagesa detyrimesh. Një prej tyre ka qenë edhe kompania e mësipërme. Këtu kanë nisur përplasjet e para mes znj.Sufali dhe deputetit socialist Xhafa. Burime nga grupi parlamentar i PS-se pranojnë për “Dita” se ky i fundit ka kontaktuar në mënyrë të përsëritur Sufalin për ti kërkuar një takim të posaçëm me vëllanë e tij. Takimi është kryer por Sufali nuk ka rezultuar të ketë favorizuar më pas kompaninë, madje në takime të ngushta është mbrojtur me arsyetimin që mbylljet dhe gjobitjet kanë përfshirë të gjithë dhe nuk duhet të ketë dallime partiake.  Sipas “Dita”-s ka gjasa që ky konflikt i mëhershëm është në bazë të nervozizmit të z.Xhafa që prodhoi incidentin me Sufalin. Në komision po diskutohej projektligji “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”.

Comments

Submitted by Telebingo (not verified) on

Shiko Respublica, ne, populli qe ju na merrni per budallenj nuk ham bar. Kush nuk e di kush eshte Dita dhe kush e ka Dita dhe me cfare lekesh sponsorizohet Dita mund te haje bar, por jo te gjithe.

Xhafa vete mund te ketenje mal me probleme pasi eshte nje nder ata qe i beri m..tin drejtesise kur ishte ne krye te saj, por ama, mbrojtja qe DITAi ben drejtoreshes Sufali lidhet me aktivitetin ne lojerat e fatit qe kane pronaret e saj. Telebingo dhe nje super kompani skedinash qe ka pushtuar te gjithe Tiranen dhe Shqiperine jane ne proneri te pronareve te DITA-s.

Etj etj.,

me te mira

Nga Populli

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.