“Monitor” ngre pikëpyetjet mbi procedurat dhe koston e “Rrugës së Arbrit”, ekspertët e ekonomisë mbeten skeptik

Postuar në 11 Prill, 2015 03:21

Rruga e Arbrit do t’i jepet një kompanie kineze. Projekt i rëndësishëm i lënë përgjysmë për mungesë fondesh pritet të realizohet në formë të përshpejtuar. “Monitor” ngre dyshimet e ekspertëve që thonë se koncesioni do të ketë kosto për buxhetin, pasi qeveria shqiptare ka marrë përsipër të paguajë kompaninë, në rast të një qarkullimi të pamjaftueshëm në këtë rrugë. Vlefshmëria e Rrugës së Kombit, nuk ka marrë ende një konfirmim në terma ekonomikë. Mënyra e zgjedhur për të përfunduar Rrugën e Arbrit kritikohet nga ekonomistët, si në aspektin praktik, edhe në precedentin juridik.

Sipas ekonomistit Zef Preçi, “kjo procedurë e përshpejtuar prokurimi është e panevojshme, madje e dëmshme, pasi krijon disa pasoja: Nga një anë krijon një terren ku mund të përdoren procedura ekstraligjore prokurimi, të paparashikuara në legjislacionin shqiptar. Në të njëjtën kohë, lihet shteg që kostoja të përcaktohet nga kompani, për rrjedhojë termat e borxhit janë tërësisht në favor të palës që e ofron”. Me pak fjalë, sipas tij, cenohen interesat e ekonomisë sonë kombëtare.

Sipas ekonomistit Ervin Minarolli, “përjashtimi që bën ky projektligj justifikohet me statusin projekt i rëndësisë së veçantë. Thuhet që është një prioritet afatgjatë, por pa evidentuar përse është prioritet afatgjatë”. Sipas tij, edhe afati për t’u njohur me këtë projekt është i pamjaftueshëm për palët e interesit. “Afati i përcaktuar është 60 ditë, i pamjaftueshëm për ekspertët për të studiuar çështje financiare të studimit, fizibilitetit, etj,”, thekson ai.

 

 

http://www.monitor.al/pikepyetjet-e-rruges-se-arbrit-3/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.