Arkiv-Lajme

BDI kërkon ligj të ri për gjuhën shqipe, nënkryetari i Kuvendit Rafis Aliti: Marrëveshja e Ohrit garanton shqipen si gjuhë të dytë zyrtare në Maqedoni

Postuar në 10 Prill, 2015 12:29

Sipas “Lajmit”, BDI-ja kërkon ligj të ri për zyrtarizmin e plotë të gjuhës shqipe, si zgjidhje për t’ju dhënë fund të gjitha problemeve që paraqiten nëpërdorimin e dygjuhësisë. Ndërkohë për problemet që janë paraqitur në Kuvend, nënkryetari i Kuvendit Rafis Aliti thotë se, si në mbledhjen e fundit në komision edhe në të ardhmen, do të bllokojnë çdo seancë ku do të mungojnë materialet në gjuhën shqipe. “Nëse ndodh edhe në të ardhmen, një gjë e tillë gjithsesi se deputetët tanë do të kërkojnë ndërprerjet e atyre komisioneve derisa nuk sigurohen materialet edhe në gjuhën shqipe.

Hillari Klinton do të shpallë zyrtarisht kandidaturën për postin e presidentit, sipas "Gallup" 50% e të anketuarve e favorizojnë

Postuar në 10 Prill, 2015 11:49

Hillari Klinton, ish-sekretarja e Shtetit, do të njoftojë zyrtarisht të dielën synimin për të kandiduar për postin e presidentit në zgjedhjet e 2016-ës, raporton “Zëri i Amerikës”. Ajo do ta shpallë fushatën për emërimin e Partisë Demokrate përmes një videoje në mediat sociale, i informuan sot burime të afërta me zonjën Klinton. Sipas këtyre burimeve, zonja Klinton pas njoftimit, do të shkojë në shtetet ku mbahen votime të hershme, si Ajova dhe Nju Hempshër. Kjo është hera e dytë që zonja Klinton kandidon për të marrë emërimin e partisë së saj për zgjedhjet presidenciale.

Arroganca e drejtoreshës së Lojrave të Fatit, një model që sfidon edhe kuvendin..

Postuar në 10 Prill, 2015 11:19

Seanca e sotme dëgjimore e Komisionit të Ligjeve tërhoqi më së shumti vëmendjen jo për projektligjin për të cilin diskutohej, atë për “Lojërat e Fatit”, por për debatin e krijuar mes kryetarit të këtij komisioni, Fatmir Xhafa dhe drejtoreshës së Lojrave të Fatit në Ministrinë e Financave, Luneda Sufali. Kjo e fundit, në ndryshim nga sa e përmban rregullorja e seancave dëgjimore në komisionet parlamentare për zyrtarët e thirrur në kuvend tejkaloi etikën dhe doli jashtë kornizave që lejon rregullorja në raste të tilla.

Tiranë-Shkup, ministri i Jashtëm Nikolla Popovski konfirmon takimin e dy qeverive në qershor

Postuar në 10 Prill, 2015 10:55

Mbledhja e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë pritet të mbahet në muajin qershor. Sipas “Top Channel” paralajmërimin e ka bërë ministri i Jashtëm maqedonas Nikolla Popovski.  Ai tha se Shkupi është në pritje të përgjigjes nga pala shqiptare për caktimin e datës së takimit, ku pritet të firmosen disa marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve.  “Po punojmë intensivisht për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët qeveritare.

Serveri i Thesarit jashtë funksionit. Ministria e Financave: Avari nga shpërngulja në një ambient tjetër. Dyshime se u dogj nga problemet me energjinë

Postuar në 10 Prill, 2015 09:43

Që prej së dielës pagesat nga buxheti i shtetit janë të ngrira për shkak të problemeve me serverin e thesarit. Ministria e Finanncave  ka konfirmuar zyrtarisht se serveri nuk është në punë që nga data 5 prill dhe se ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit janë duke u përpjekur për t’a rivënë në funksion pas shpërnguljes së serverit në një ambient më të sigurt. Por Top Channel raporton se problemet me serverin janë krijuar për shkak të avarive me energjinë elektrike dhe se nuk kanë të bëjnë me shpërnnguljen e tij.

Vonesat në procesin zgjedhor, KQZ u kërkon kryetarëve vendorë të sjellin propozimet për ambientet e KZAZ-ve

Postuar në 10 Prill, 2015 09:34

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kërkoi kryetarëve të njësive vendore të sjellin menjëherë pranë këtij institucioni propozimet për ambientet ku do të vendosen zyrat e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-ve), për të bërë të mundur thirrjen e mbledhjes së parë të tyre më 14 prill. KQZ ka shprehur sot shqetësim për neglizhencën e treguar nga disa kryetarë vendorë në sjelljen pranë Komisionit të propozimeve për këto zyra, duke u bërë pengesë në konstituimin e tyre pak ditë më vonë.

Vendimi i gjykatës për dosjen “Doshi”: U lajmërua nga Frroku për vrasjen

Postuar në 10 Prill, 2015 07:50

Sipas një kronike të transmetuar nga “Ora News” Deputeti, Mark Frroku rezulton se është personi që ka informuar Tom Doshin se u është paguar një shumë e madhe parash personave të caktuar, të cilët do të organizonin eliminimin e tij fizik. Dhe mbi të gjitha ka qenë po ai që i ka prezantuar Doshit, Durim Bamin si personi i caktuar për ta kryer ekzukutimin.

Dy vjet burg për Xhelal Mziun, kryetari i bashkisë së Kamzës dhe kandidati i PD për zgjedhjet vendore. Avokati: Vendimi jashtë Gjykate, do apelojmë

Postuar në 10 Prill, 2015 07:29

Gjykata ka dënuar me dy vjet burg kryetarin e bashkisë së Kamzes, Xhelal Mziu që është dhe kandidati zyrtar i PD për zgjedhjet vendore te 21 qershorit. Vendimi është dhënë mesditën e sotme nga gjykata, me akuzën e shperdorimit të detyrës dhe “vendosje e taksave në kundërshtim me ligjin”. Organi i akuzës gjatë leximit të pretencës, seancën e shkuar, kërkoi për të pandehurit Bujar Loshi dhe Atli Hoti dënimin me nga një vit burg për secilin.

Ben Blushi i pakënaqur pas publikimit të emrave të kandidatëve: Ishte fundi i një procesi që nuk ishte proces

Postuar në 10 Prill, 2015 06:31

Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi nuk i fsheh pakënaqësitë e tij për përzgjedhjen e emrave të kandidatëve për kryetar bashkie në qarkun e Elbasanit. Ai nuk doli për të prezantuar kandidatët e mazhorancës për Qarkun e Elbasanit, ashtu siç bënë deputetët që kanë udhëhequr fushatën e vitit 2013 në qarqet përkatëse. Në vend të tij doli Taulant Balla. Blushi doli më vonë, duke folur shkurt për mediat: “Emrat dolën. Procesi nuk ishte proces. Ky ishte fundi i një procesi që nuk ishte fare proces”.

Bushati për radion “Evropa e Lirë”: Besa i është dhënë faktorit ndërkombëtar për mosndryshim kufijsh

Postuar në 10 Prill, 2015 06:14

Për radion “Evropa e Lirë” ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati ka thënë se faktorit ndërkombëtar i është dhënë Besa se nuk do të ndryshojnë kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo deklaratë e Bushatit vjet pas fjalimit të Edi Ramës në Mal të Zi se Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme