BDI kërkon ligj të ri për gjuhën shqipe, nënkryetari i Kuvendit Rafis Aliti: Marrëveshja e Ohrit garanton shqipen si gjuhë të dytë zyrtare në Maqedoni

Sipas “Lajmit”, BDI-ja kërkon ligj të ri për zyrtarizmin e plotë të gjuhës shqipe, si zgjidhje për t’ju dhënë fund të gjitha problemeve që paraqiten nëpërdorimin e dygjuhësisë. Ndërkohë për problemet që janë paraqitur në Kuvend, nënkryetari i Kuvendit Rafis Aliti thotë se, si në mbledhjen e fundit në komision edhe në të ardhmen, do të bllokojnë çdo seancë ku do të mungojnë materialet në gjuhën shqipe. “Nëse ndodh edhe në të ardhmen, një gjë e tillë gjithsesi se deputetët tanë do të kërkojnë ndërprerjet e atyre komisioneve derisa nuk sigurohen materialet edhe në gjuhën shqipe. Ne çdo herë kemi thënë, apo lideri jonë, ka thënë se çështja e gjuhës ka ngel e hapur, nuk është mbyllur. Ne gjithsesi se kërkojmë ligj të ri i cili do të jetëkontabil me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, në përputhshmëri me Marrëveshjen e Ohrit, ashtu siç garantohet. Marrëveshja e Ohrit e garanton si gjuhë të dytë zyrtare”, tha Rafis Aliti, nënkryetar i Parlamentit. Materialet në Kuvend, kohëve të fundit u janë dorëzuar deputetëve vetëm në gjuhën maqedonase, me arsyetimin se nuk ka kapacitete të mjaftueshme për përkthim. Ndërkohë pjesa dërmuese e mbishkrimeve në Kuvend janë vetëm në një gjuhë, ndërsa më alarmante është gjendja në pushtetin qendror. Në shumë ministri dhe organe shtetërore që udhëhiqen nga kuadro maqedonas, nuk shkruhet asnjë fjalë shqipe, raporton “Lajmi”.
Add new comment