Ben Blushi i pakënaqur pas publikimit të emrave të kandidatëve: Ishte fundi i një procesi që nuk ishte proces

Postuar në 10 Prill, 2015 06:31

Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi nuk i fsheh pakënaqësitë e tij për përzgjedhjen e emrave të kandidatëve për kryetar bashkie në qarkun e Elbasanit. Ai nuk doli për të prezantuar kandidatët e mazhorancës për Qarkun e Elbasanit, ashtu siç bënë deputetët që kanë udhëhequr fushatën e vitit 2013 në qarqet përkatëse. Në vend të tij doli Taulant Balla. Blushi doli më vonë, duke folur shkurt për mediat: “Emrat dolën. Procesi nuk ishte proces. Ky ishte fundi i një procesi që nuk ishte fare proces”. Më herët, Blushi kishte deklaruar se kandidaturat janë të Edi Ramës dhe për to nuk ka pasur diskutime. I pyetur nëse do të mbështesë Qazim Sejdinin në Elbasan, si deputet i kësaj zone, Blushi nuk foli. Ai ka shprehur disa herë rezervat e tij kundër kandidimit të Qazim Sejdinit në Bashkinë e Elbasanit dhe mendimet e tij duket se nuk janë marrë parasysh teksa Rama ka përzgjedhur kryebashkiakun aktual për një mandat të tretë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.