Serveri i Thesarit jashtë funksionit. Ministria e Financave: Avari nga shpërngulja në një ambient tjetër. Dyshime se u dogj nga problemet me energjinë

Postuar në 10 Prill, 2015 09:43

Që prej së dielës pagesat nga buxheti i shtetit janë të ngrira për shkak të problemeve me serverin e thesarit. Ministria e Finanncave  ka konfirmuar zyrtarisht se serveri nuk është në punë që nga data 5 prill dhe se ekspertët e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit janë duke u përpjekur për t’a rivënë në funksion pas shpërnguljes së serverit në një ambient më të sigurt. Por Top Channel raporton se problemet me serverin janë krijuar për shkak të avarive me energjinë elektrike dhe se nuk kanë të bëjnë me shpërnnguljen e tij. Duke iu referuar  po të njëjtave burimeve  mësohet se  për shkak të shkëputjes së shpeshtë të energjisë, dy kondicionerët që ndihmojnë në ruajtjen e temperaturës fikse në dhomën e serverit janë djegur, duke bërë që një nga pajisjet, që sigurojnë mbarëvajtjen e serverit, i quajtur “Controller”, të pësojë edhe ai avari dhe të digjet.
Sipas burimeve zyrtare, pajisja e djegur nuk gjendet në Shqipëri, prandaj është porositur dhe brenda dy ditëve ajo do të mbërrijë, në mënyrë që të rivihet në funksion serveri i Thesarit të shtetit shqiptar.Aktualisht thesari kryen vetëm pagesat për borxhin e jashtëm, përmes një procedure të jashtëzakonshme nga llogaria e Bankës së Shqipërisë, ndërsa të gjithë pagesat e tjera aktualisht nuk mund të realizohen.

 

http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=296593&ngj

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.