Tiranë-Shkup, ministri i Jashtëm Nikolla Popovski konfirmon takimin e dy qeverive në qershor

Postuar në 10 Prill, 2015 10:55

Mbledhja e parë ndërqeveritare mes Maqedonisë dhe Shqipërisë pritet të mbahet në muajin qershor. Sipas “Top Channel” paralajmërimin e ka bërë ministri i Jashtëm maqedonas Nikolla Popovski.  Ai tha se Shkupi është në pritje të përgjigjes nga pala shqiptare për caktimin e datës së takimit, ku pritet të firmosen disa marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve.  “Po punojmë intensivisht për mbajtjen e mbledhjes së përbashkët qeveritare. Ne para një viti kemi ngritur këtë iniciativë dhe gjatë vizitës time të fundit në Tiranë kam biseduar me homologun tim shqiptar që deri në muajin qershor të realizohet ky takim. Ne kemi propozime për disa marrëveshje që mund të arrihen me Shqipërinë, ndaj presim përgjigjen e tyre”, deklaroi Popovski.  Përveç mbledhjes me qeverinë e Shqipërisë, kryediplomati maqedonas bëri të ditur se brenda këtij viti një seancë ndërqeveritare pritet të mbahet edhe me Kosovën.  

 

http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=296657&fundit

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.