Bushati për radion “Evropa e Lirë”: Besa i është dhënë faktorit ndërkombëtar për mosndryshim kufijsh

Për radion “Evropa e Lirë” ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati ka thënë se faktorit ndërkombëtar i është dhënë Besa se nuk do të ndryshojnë kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo deklaratë e Bushatit vjet pas fjalimit të Edi Ramës në Mal të Zi se Kosova dhe Shqipëria do të bashkohen. “Së pari do të preferoja që të evitonim "ju dhe ne", sepse siç përcaktohet shumë qartë edhe në partneritetin e natyrshëm strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, orientimi jonë euroatlantik është i qartë si kristali, sikundër referenca mbi dokumentet më të rëndësishme ndërkombëtare, duke filluar me aktin final të Helsinkit, apo atë që kryeministri shqiptar e ka quajtur që në krye të herës Besa e dhënë ndaj faktorit ndërkombëtar për mosndryshim të kufijve”, ka thënë Bushati. Ministri i Jashtëm ndodhet për një viztë në Pragë të Republikës Çeke, e para vizitë e një shefi të diplomacisë shqiptare që prej shtatë vjetësh.
Comments
Dhelpra dhe rrushi ne ditet

Dhelpra dhe rrushi ne ditet moderne, autosarkazem nga nje minister shqiptar. Fut edhe konceptin e beses, a ka kuptim besa ne politiken e sotme?

Sikur ta mbanit "besen" dhe per te luftuar korrupsionin apo per te rilindur vendin do ishin gjerat me mire.

Qesharake, BESA e shekullit

Qesharake, BESA e shekullit te XV-t dhe POLITIKA e shekullit te XXI-t.

E nga kush del kjo fjale? Nga te PABESET qe done te shesin moral.

BESA jepet ne mes dy ye barabartve. Ju s'jeni ASGJA dhe nuk ju ven kush n'hesape. Ju jeni bubrreca pa identitet.

Keqperdorim total i fjales

Keqperdorim total i fjales Bese. Mos ia vini re se kaq di.

Add new comment