Arkiv-Lajme

Deputeti Vladimir Kosta deklaron largimin nga PS, mes pakënaqësish dhe akuzash për kandidatin e Bashkisë Përmet

Postuar në 12 Prill, 2015 05:38

Përzgjedhja e kandidaturave për vendoret e 21 qershorit, përveç pakënaqësive publike, ka prodhuar edhe aktin e parë politik në radhët e grupit parlamentar socialist. Deputeti Vladimir Kosta ka njoftuar largimin e tij nga grupi parlamentar socialist për shkak të kandidaturës që e majta ka përzgjedhur për Bashkinë e Përmetit. Televizionet raportojnë se Kosta ka akuzuar për abuzime me fondet kryebashkiakun aktual që rikandidohet dhe është shprehur se nuk ka pasur konsultime më të për përzgjedhjen e emrit.

QKR dhe QKL zhvendosen te “Shtëpia e Ushtarakëve”

Postuar në 12 Prill, 2015 04:36

Qendra Kombëtare e Regjistrimit(QKR), Qendra Kombëtare e Licencimit (QKL) dhe Qendra e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) pritet që të zhvendosen nga ambientet ku ndodhen sot, përballë kryeministrisë, për t’u vendosur në godinën që njihet si “Shtëpia e Ushtarakëve”, pranë ministrisë së Jashtme. Godina, vitet e fundit i është nënshtruar rikonstruksionit. Referuar vendimit të publikuar në Fletoren Zyrtare,godina do t’u jepet në përdorim të përkohshëm për 35 vite ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe asaj të Inovacionit.

n.k

 

PD zyrtarizon edhe 6 kandidatë të tjerë për zgjedhjet e 21 qershorit

Postuar në 12 Prill, 2015 03:42

Partia Demokratike vijon zyrtarizimin e kandidaturave për zgjedhjet e 21 qershorit. Gazeta “Panorama” raporton se në Peqin PD garon me Albert Kreçin, në Delvinë me Dhurim Alinanin, në Roskovec me Gëzim Caushin, në Urën Vajgurore me Bujar Hoxhën, në Patos me Luan Mustafajn dhe në Malësinë e Madhe me Anton Kokën. Ditët e mapërshme PD ka zyrtarizuar si kandidatë edhe Zef Hilën për Vaun e Dejës, Besnik Dushajn për Tropojën dhe Ardian Turkun për Bashkinë e Elbasanit, si dhe Xhelal Mziun për Bashkinë Kamzë.

Parlamenti Europian diskutime mbi raportin për Shqipërinë

Postuar në 12 Prill, 2015 02:13

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian në Bruksel pritet të diskutojë nesër pasdite raportin e Knut Fleckenstein për Shqipërinë. “Ora News”raporton se diskutimet do të mbahen më 13 prill nga ora 15:00 e mesditës deri në 18:30. Drafti i raportuesit për vendin tonë, pritet të votohet një ditë më pas në Komision, ndërsa dokumenti final miratohet në seancën plenare të Strasburgut, që zhvillohet për 3 ditë, nga 27 prilli deri më 30 prill.

“Rama vendos për Tiranën pas vizitës në Emiratet e Bashkuara” shkruan “Shqiptarja.com”

Postuar në 12 Prill, 2015 01:15

“Kryeministri Edi Rama do të vendosë për kreun e ri të Bashkisë së Tiranës, pas vizitës që do të zhvillojë në fillim të javës në Emiratet e Bashkuara Arabe” shkruan sot “Shqiptarja.com”. Sipas gazetës, Rama do të niset sot së bashku me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati drejt Emirateve të Bashkuara për të zhvilluar takime me drejtuesit më të lartë në Abu Dhabi lidhur me investime të ndryshme që ky shtet mund të kryejë në vendin tone për t’u rikthyer të marten sërish në Tiranë. Një ditë më pas, ai pritet që të zyrtarizojë edhe kandidatin për Tiranën.

Kremtohen Pashkët ortodokse, Janullatos: Merrni dritë, nga drita që nuk perëndon kurrë

Postuar në 12 Prill, 2015 01:13

Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtuan gjatë mesnatës dhe në orët e para të së dielës Ringjalljen e Krishtit. Në të gjitha kishat e vendit janë ndezur qirinj dhe besimtarët kanë uruar njëri-tjetrin për paqe, begati dhe lumturi. Mijëra ortodoksë kanë marrë pjesë në meshën e Pashkëve, që u drejtua nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Forca e Armatosur “përçan” shtetin, Jahjaga kundërshton deklaratën e Mustafës që FAK-u të shkojë në pjesën veriore të Kosovës pa marrëveshje me NATO-n

Postuar në 12 Prill, 2015 01:04

“Zëri” ngre shqetësimin sot se Forca e Armatosur e Kosovës po “përçan” shtetin. Sipas gazetës, deklarata e kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, se Forca e Armatosur e Kosovës (FAK) nuk do të shkojë në pjesën veriore pa marrëveshje me NATO-n është kundërshtuar nga presidentja, Atifete Jahjaga, e cila ka thënë se FAK-u do të veprojë në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Ndërkohë, që edhe më i ashpër ka qenë reagimi i komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, i cili ka thënë se FAK-u nuk ka nevojë të kërkojë leje nga NATO-ja për të shkuar në veri.

Presidenti kthen në Kuvend ligjin për shërbimin e jashtëm: Ndikon në politizimin e diplomacisë

Postuar në 11 Prill, 2015 14:28

Presidenti Bujar Nishani ka kthyer mbrapsht, për rishqyrtim në Kuvend ligjin e Këshillit të Ministrave për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë.  Në qëndrimin e tij kreu i shtetit argumenton se disa pika të ligjit përbëjnë rrezik për politizimin e shërbimit diplomatik dhe për promovimin e personave të pakualifikuar. “Rregullimet ligjore të parashikuara në lidhje me shërbimin diplomatik duket se do të ndikojnë në drejtim të politizimit të diplomacisë, gjë e cila është e papranueshme për një vend që aspiron të bëhet shtet anëtar i Bashkimit Evropian.

Të shtëna me armë pranë Kongresit amerikan, rrethohet vendi pasi dyshohet për një pako me lëndë shpërthyese

Postuar në 11 Prill, 2015 13:55

Të shtëna me armë zjarri në afërsi të godinës së Kongresit amerikan kanë vënë në alarm autoritetet që kanë urdhëruar izolimin e gjithë zonës. Lajmi njoftohet nga mediat amerikane të cilat nuk saktësojnë se për çfarë bëhet fjalë. Sipas “New York Daily News” dyshohet se në incident është përfshirë një protestues jashtë godinës që ka qëlluar veten. Një zëdhënës tha për mediat se të shtënat kanë ndodhur anën perëndimore të godinës. Menjëherë sektori për vizitorët u izolua dhe nuk lejohet as hyrja dhe as dalje për arsye sigurie.  Raportimet e para flasin për një protestues të vetëvrarë.

Ermal Vila thotë se diaspora shqiptare në SHBA ka një potencial të madh intelektual dhe financiar në ndihmë të vendit të origjinës

Postuar në 11 Prill, 2015 13:39

“Zëri i Amerikës” thotë se Qendra për Zhvillim Ndërkombëtar pranë Universitetit të Harvardit zhvilloi muajin e kaluar një anketim me afro 900 shqiptaro-amerikanë me pyetjen se si mund të angazhohet komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar vendet e tyre të origjinës. Projekti që është krijuar me mbështetje edhe të qeverisë shqiptare, ka dhënë disa rezultate interesante.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme