Kremtohen Pashkët ortodokse, Janullatos: Merrni dritë, nga drita që nuk perëndon kurrë

Postuar në 12 Prill, 2015 01:13

Besimtarët ortodoksë në të gjithë vendin kremtuan gjatë mesnatës dhe në orët e para të së dielës Ringjalljen e Krishtit. Në të gjitha kishat e vendit janë ndezur qirinj dhe besimtarët kanë uruar njëri-tjetrin për paqe, begati dhe lumturi. Mijëra ortodoksë kanë marrë pjesë në meshën e Pashkëve, që u drejtua nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos. Me shprehjen “merrni dritë, nga drita që nuk perëndon kurrë”, Kryepeshkopi Janullatos iu drejtua besimtarëve, në çastin e ringjalljes së Jezusit të Nazaretit, tri ditë pas vdekjes i kryqëzuar, me shpresën se besimtarët do të mund të marrin dritë, nga drita e pashueshme e Perëndisë. Flaka që u ndez në atë moment simbolizon Ringjalljen e Krishtit pas sakrifikimit të tij në kryq. Pashkët simbolizojnë edhe thelbin e Krishtërimit, Ringjalljen e Krishtit, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.