Presidenti kthen në Kuvend ligjin për shërbimin e jashtëm: Ndikon në politizimin e diplomacisë

Postuar në 11 Prill, 2015 14:28

Presidenti Bujar Nishani ka kthyer mbrapsht, për rishqyrtim në Kuvend ligjin e Këshillit të Ministrave për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë.  Në qëndrimin e tij kreu i shtetit argumenton se disa pika të ligjit përbëjnë rrezik për politizimin e shërbimit diplomatik dhe për promovimin e personave të pakualifikuar. “Rregullimet ligjore të parashikuara në lidhje me shërbimin diplomatik duket se do të ndikojnë në drejtim të politizimit të diplomacisë, gjë e cila është e papranueshme për një vend që aspiron të bëhet shtet anëtar i Bashkimit Evropian.  Në ligj dhe në relacionin shoqërues të projektligjit flitet për karrierë në diplomaci, por ndërkohë ‘de facto’ ligji do të krijojë shumë hapësira që politika të promovojë persona, të cilët nuk janë pjesë e sistemit apo që të kenë një karrierë diplomatike.  Në këtë mënyrë ekziston mundësia që të fundoset e gjithë trupa e diplomatëve të karrierës dhe të krijohet një trupë e diplomatëve të rinj, që nuk kanë një karrierë diplomatike, por që i shërbejnë politikës së radhës që është në pushtet”, thotë Nishani në një njoftim për shtyp.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.